TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.

Është shtyrë seanca gjyqësore ndaj ish-presidentit Ilir Meta, ndërsa pas përfundimit të seancës Monika Kryemadhi foli për mediat, duke e cilësuar shtyrjen si të pajustifikuar.
Kryemadhi tha se ishte e gatshme të vetëmbrohej dhe se avokatja e saj ndodhej në sallën e gjyqit, pavaresisht bojkotit. Sipas saj, çështja ndodhet në fazën e parashtrimeve dhe dhënies së shpjegimeve.
“Unë isha e gatshme për t’u vetëmbrojtur. Avokatja ime ishte në sallë. Jemi në fazën e parashtrimeve, të shpjegimeve”, deklaroi Kryemadhi.
Ajo kundërshtoi shtyrjen e procesit, duke argumentuar se bojkoti i avokatëve nuk duhet të përdoret për të penguar të drejtën e mbrojtjes së të pandehurve.
“Nuk mund të paralizosh, po themi, Ilir Metën për bojkotin e avokatëve”, u shpreh ajo.
Kryemadhi shkoi më tej duke pretenduar se shtyrja e seancës po përdoret për të zgjatur masat ndaj Ilir Metës.
“Në rastin konkret qoftë nga unë qoftë nga meta është shpërdoruar e drejta jonë nga institucionet e drejtësisë për tu mbrojtur. Përdorimi i shtyrjes iu bë për të pezulluar masat e zotit Meta për dy javë”, tha Kryemadhi.
Sipas saj bojkoti i avokatëve po përdoret si pjesë e një skenari për të frenuar arrestime të tjera.
“Çdo kriminel, pas 72 orësh do lirohet se nuk ka avokat”, deklaroi Kryemadhi.