Rama prezanton 5 projektet për “Tirana Fountain Tower”: Konkurs ndërkombëtar për rikonceptimin e Tajvanit

1 Tetor 2026, 12:25Politika TEMA
Rama prezanton 5 projektet për “Tirana Fountain Tower”: Konkurs

Kryeministri Edi Rama ishte i pranishëm këtë të enjte, 1 tetor, në prezantimin e pesë projekteve të paraqitura në kuadër të konkursit ndërkombëtar për rikonceptimin dhe zhvillimin e “Tirana Fountain Tower”.


Gjatë fjalës së tij Rama tha se projekti synon transformimin e një prej hapësirave historike të kryeqytetit, duke e përshtatur me nevojat dhe ambiciet e Tiranës.


Ai theksoi se bëhet fjalë për një sipërmarrje private dhe se përzgjedhja e projektit po bëhet përmes një konkursi ndërkombëtar me pjesëmarrjen e arkitektëve dhe profesionistëve të njohur.


“Sot ne rikthehemi të bëjmë atë që dimë të bëjmë më mirë, kur vjen puna te zhvillimi i projekteve me rëndësi të veçantë, të cilat tani prej vitesh në Shqipëria, ua besojmë profesionistëve me profile dhe karriera të veçanta, të ndërtimit të objekteve që kanë një impakt me rëndësi për qytetet tona dhe zonat tona. Faktikisht sot ne jemi këtu për të adresuar zhvillimin e një prone ku siç e patë edhe nga filmi në krye të herës, u ngrit një park, dhe më pas po aty u ngrit edhe një ndërtesë. E cila është nga të paktat ndërtesa në kohën e komunizmit.


Ku takoheshin jo për mbledhje, jo për punë, por për të kaluar kohën e lirë. Erdhi koha kur ndenja ulur me shoqërinë, u bë jetë e përditshme e shoqërisë. Tajvani u kthye në një ngrehinë për shumë njerëz dhe shumë shërbime. Objekti kryesor për ata që i administrojnë është që të mbajë sa më shumë njerëz ulur dhe t’i lërë pa punë. Këtu sot jemi për një zhvillim tjetër të asaj godine, për të mundësuar ambiciet e atij qyteti. Jemi praktikisht në një kohë kur nevojat dhe ambiciet janë shumë të mëdha. Ky është një projekt i një sipërmarrje private në një zonë private. Po zhvillojmë një konkurs ndërkombëtar, se cila do të jetë mënyra se si do të rikonceptohet dhe rizhvillohet Tajvani. Me arkitektët që i janë vënë në dispozicion kësaj zgjedhjeje do të bëjmë më të mirën e mundshme të asaj prone, por edhe të kryeqytetit”, tha Rama.


Kryeministri u shpreh se procesi duhet të sjellë një zhvillim me ndikim për kryeqytetin dhe të ardhmen e tij. Në fjalën e tij, Rama foli edhe për debatet rreth projekteve të kullave dhe kundërshtimet ndaj tyre.


Ai theksoi se në Shqipëri nuk ndërtohet pa rregulla dhe se projektet private nuk janë shoqëruar me nxjerrje me forcë të banorëve nga shtëpitë.

Rama deklaroi gjithashtu se ndërtimi i kullave kërkon ekspertizë të specializuar dhe se konkursi synon të sjellë në Shqipëri arkitekturë dhe përvojë ndërkombëtare.

“Kjo është rruga më e mirë jo vetëm për të sotmen, por edhe për të nesërmen. Ne jemi përpara cope historie, jemi përpara edhe një pjesë të asaj cope. Transformimi ka ndodhur që në kohën e komunizmit, ku vetë komunizmi e ka parë të arsyeshme për të ndërtuar atje diçka. Absurditeti është që me demek, ne bëjmë përpjekje që t’i nxjerrim me zor njerëzit nga shtëpia, për të bërë projekte. Nuk ka ndodhur në Shqipëri asnjëherë në asnjë rast, për asnjë arsye që të bëhet nxjerrja me forcë nga shtëpia, që të bëhet një projekt privat.

Në këto konkurse ka pasur gjithmonë transparencë, në Shqipëri nuk ndërtohet pa rregulla. Ka diçka shumë agresive në lidhje me këto projekte, që është xhelozia, xhelozia mediokër e disa njerëzve. Nuk kapen pas profesionit, argumenteve dhe mundësisë për të qenë konkurrues. Ndërkohë që ka shumë arkitektë dhe profesionistë shqiptarë që janë pjesë e arkitekturës së huaj. Sot Shqipëria dhe Tirana janë universiteti i hapur i natyrës. Ne do kemi arkitektë tanët që do të konkurrojnë përjetë Shqipërisë, do kemi emra shqiptarë që do të jenë pjesë e kësaj elite. Ndërtimi i kullave është kaq kompleks dhe delikat, sa duhet të pranojmë që ne nuk kemi akoma në Shqipëri të gjitha kapacitetet dhe dijet për ta bërë këtë”, u shpreh kryeministri.

Lini një Përgjigje