web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

Pa transport drejt Tiranës pas orës 16:00/ Qytetarët e Korçës për CNA: Nevojë për linja edhe në mbrëmje

1 Tetor 2026, 12:18, Sociale CNA

Mungesa e linjave të transportit publik drejt Tiranës në orët e pasdites dhe të mbrëmjes mbetet një problem për qytetarët e Korçës dhe zonave përreth.

Sipas orareve të transportit, autobusi i fundit nga Korça drejt kryeqytetit niset rreth orës 16:00, duke lënë pa një alternativë të rregullt udhëtimi të gjithë ata që kanë nevojë të lëvizin pas këtij orari.

Pa transport drejt Tiranës pas orës 16:00/ Qytetarët e

Për qytetarët, kjo situatë bëhet veçanërisht problematike në rastet kur puna, një vizitë mjekësore apo një angazhim tjetër përfundon në orët e vona të pasdites. Në këto raste, alternativat mbeten kryesisht automjetet private, taksitë apo furgonët e porositur, kostoja e të cilëve është ndjeshëm më e lartë.

Qytetarët thonë për CNA se nevoja për një linjë të mëvonshme është e lidhur edhe me raste urgjente, veçanërisht për personat që kanë familjarë në spitale apo detyrime të tjera në Tiranë.

Pa transport drejt Tiranës pas orës 16:00/ Qytetarët e

"Populli ka nevojë, ka të sëmurë, kanë njerëz nëpër spitale. E mira është që të ketë autobusë. Prish shumë punë. Është shumë e vështirë në këtë kohë. Nga një anë kanë të drejtë (shoferët), se nafta ka vajtur në kulm",-tregon një qytetar. 

Kostoja e një udhëtimi individual është një tjetër shqetësim i ngritur nga qytetarët. Sipas tyre, një taksi apo furgon i porositur për një udhëtim Korçë–Tiranë mund të kushtojë shumë më tepër se bileta e transportit publik, duke e bërë të papërballueshëm udhëtimin për shumë persona.

Pa transport drejt Tiranës pas orës 16:00/ Qytetarët e

"Mirë është të ketë, dhe Tirana le të ketë. Shumë mirë se njerëzit kanë halle, s'dihet se kur merr një telefonatë a një gjë. Gjithë bota edhe në orët e vona ka transport, vetëm në Shqipëri bëhet një çikë problem",-shprehet një qytetare. 

Edhe qytetarë të tjerë e konsiderojnë të nevojshëm shtimin e linjave të transportit, duke theksuar se njerëzit duhet të kenë mundësi të lëvizin edhe pas orarit të fundit të autobusëve. Megjithatë, sipas tyre, një linjë deri në orët e vona të pasdites mund të ishte e mjaftueshme, pasi më vonë kërkesa mund të jetë më e ulët.

Pa transport drejt Tiranës pas orës 16:00/ Qytetarët e

Mungesa e transportit pas orës 16:00 mbetet kështu një pengesë për qytetarët që kanë nevojë të udhëtojnë drejt Tiranës jashtë orarit tradicional të linjave. Ndërsa kostoja e taksive dhe furgonëve të porositur mbetet e lartë, qytetarët kërkojnë që të shihet mundësia për të ofruar një alternativë transporti edhe në orët e pasdites dhe të mbrëmjes./CNA 





Lajmet e fundit nga