Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

Aktualitet

Zjarr në aeroportin e Tiranës, pasagjerët pranë vatrës u evakuuan! Zjarrëfikësit ndërhynë me shpejtësi dhe normalizuan situatën, çfarë ndodhi mëngjesin e kësaj të enjtjeje (NJOFTIMI)

Shkruar nga Newsbomb
Zjarr në aeroportin e Tiranës, pasagjerët pranë vatrës
 

Një tabelë elektronike që kishte marrë flakë mëngjesin e kësaj të enjtjeje, ka paralizuar për pak minuta punën në Aeroportin e Rinasit.

Fatmirësisht gjithçka është vënë në kontroll shumë shpejt dhe përmes një deklarate për mediet, Aeroporti i Tiranës tregon ngjarjen dhe bën me dije se situata i është rikthyer normalitetit.

Madje, për të shmangur vonesat, bëhet e ditur se janë shtuar sportelet e “Check-In” në mënyrë që çdo pasagjer të ishte në kohë për udhëtimin e tij. Në njoftimin e bërë për mediet thuhej:

“Aeroporti Ndërkombëtar i Tiranës njofton publikun dhe pasagjerët se sot, rreth orës 6:30 të mëngjesit, një tabelë reklamuese në ambientet e aeroportit është përfshirë nga flakët si pasojë e një shkëndije elektrike. Menjëherë pas konstatimit të ngjarjes u aktivizuan protokollet e emergjencës.

Forcat e sigurisë dhe shërbimit zjarrëfikës pranë Aeroportit ndërhynë në kohë rekord për të izoluar zonën e prekur, duke evakuuar përkohësisht pasagjerët pranë vatrës dhe duke fikur zjarrin me sukses. Për të garantuar mbarëvajtjen e proceseve dhe për të mos krijuar radhë, u morën masa të menjëhershme operacionale duke shtuar numrin e sporteleve të regjistrimit në shërbim të udhëtarëve. Falë ndërhyrjes efikase dhe të shpejtë, situata u rikthye në normalitet të plotë brenda pak minutash”.

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu

Hapësire reklamuese