E enjte, 1 Tetor 2026 Trashëgimtari Halef deri në 13:00 Në vijim ora 13:00: Hakmarrja e Trëndafilit Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Kronikë

Kapet në Kavajë 47-vjeçari i shpallur në kërkim nga Italia për organizatë kriminale dhe trafik droge

Policia e Shtetit ka finalizuar një tjetër fazë të operacionit ndërkombëtar të koduar “Fast”, në bashkëpunim me autoritetet italiane.

Në Kavajë është lokalizuar dhe arrestuar provizorisht, me qëllim ekstradimin në Itali, shtetasi F. M., 47 vjeç, i shpallur në kërkim ndërkombëtar nga Interpol Roma.

Reklamë

Sipas Policisë së Shtetit, Gjykata e Bolonjës, më 25 maj 2026, ka lëshuar urdhër arresti ndërkombëtar ndaj 47-vjeçarit, i dyshuar për veprat penale “Organizata kriminale” dhe “Trafikimi i lëndëve narkotike”.

Operacioni u realizua nga specialistët e FAST Albania, në Drejtorinë e Forcës së Posaçme Operacionale në Drejtorinë e Përgjithshme të Policisë së Shtetit, në bashkëpunim me shërbimet e Komisariatit të Policisë Kavajë.

Interpol Tirana vijon bashkëpunimin me homologët italianë për përfundimin e procedurave të ekstradimit të shtetasit F. M. drejt Italisë.

Vazhdo të lexosh

Reklamë

Lini një koment

Me respekt — komentet moderohen nga redaksia.
Nuk publikohet kurrë.