Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

Rajoni

Lëvizte me automjet luksoz me drogë dhe mijëra euro, arrestohet 29-vjeçari shqiptar në Itali

Shkruar nga Newsbomb
Lëvizte me automjet luksoz me drogë dhe mijëra euro, arrestohet
Sendet e sekuestruara 29-vjeçarit

Policia italiane ka arrestuar një 26-vjeçar shqiptar, i cili u kap me 4,640 euro cash dhe rreth 0.9 gramë kokainë.

Sipas mediave të huaja, i riu u ndalua nga efektivët gjatë një kontrolli në një automjet luksoz, të cilin po e drejtonte me shpejtësi të tejkaluar. Më pas policia ushtroi kontroll edhe në banesën e të riut, ku sekuestroi rreth 892 gramë kokainë, materiale që dyshohet se përdoreshin për paketimin e dozave, si dhe dy telefona celularë.

Gjatë kontrollit, efektivët gjetën gjithashtu një pistoletë alarmi, pa tapën e kuqe, së bashku me municionet përkatëse. Pas arrestimit, 26-vjeçari u dërgua në burgun e Genova Marassit, ku do të qëndrojë në pritje të vendimit të gjykatës.

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu

Hapësire reklamuese