Në kërkim ndërkombëtar nga Italia, arrestohet në Kavajë 47-vjeçari me rrezikshmëri të lartë
Një 47-vjeçar me rrezikshmëri të lartë është vënë në pranga nga autoritetet në Kavajë. Arrestimi i tij ka ardhur pasi rezulton person në kërkim ndërkombëtar pasi akuzohet nga autoritet italiane si pjesëtar i një organizate kriminale që trafikonte lëndë narkotike.
Ai është identifikuar si Fatmir Mahmudaj. Sipas njoftimit të policisë, Interpol po punon për ekstradimin e tij në Itali.
“Policia e Shtetit/ Vijon operacioni ndërkombëtar i koduar “Fast”, finalizohet një tjetër fazë. Kapet në Kavajë, 1 shtetas me rrezikshmëri të lartë, i akuzuar në Itali, si pjesëtar i një organizate kriminale që trafikonte lëndë narkotike.
Në vijim të bashkëpunimit shumë të ngushtë me homologët italianë, bazuar në informacionet e shkëmbyera ndërmjet Interpol Tiranës dhe Interpol Romës, specialistët e Sektorit për Kërkimin (FAST Albania) në Drejtorinë e Forcës së Posaçme Operacionale në DPPSh, në bashkëpunim me shërbimet e Komisariatit të Policisë Kavajë, finalizuan një tjetër fazë të operacionit të koduar “Fast”, gjatë së cilës u lokalizua në Kavajë, u kap dhe u arrestua provizorisht, me qëllim ekstradimin në Itali, shtetasi me rrezikshmëri të lartë F. M., 47 vjeç.
Ky shtetas ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar nga Interpol Roma, pasi Gjykata e Bolonjës, Itali, më datë 25.05.2026, ka lëshuar urdhër arresti ndërkombëtar për të, për veprat penale “Organizata kriminale” dhe “Trafikimi i lëndëve narkotike”.
Interpol Tirana po bashkëpunon me homologët në Romë, për të finalizuar procedurën për ekstradimin e shtetasit F. M., në Itali”, njofton policia.
Musk rikthehet në kampin e Trumpit, do të drejtojë studimin e Pentagonit mbi të ardhmen e luftës
Gazetari Milaim Zeka: Ja pse Rama nuk duhej ta vendoste Vlora Hysenin në krye të SHISH-it
El Mundo: Agjentët rusë planifikuan vrasjen e Garry Kasparov në SHBA
- 12:48 Kapet një 47-vjeçar i shpallur në kërkim ndërkombëtar nga Italia, akuzohet për organizatë kriminale dhe trafik droge
- 12:37 Hiqet shqiponja dykrenare nga maja e Korabit, reagon Federata Shqiptare e Alpinizmit dhe Turizmit Malor
- 12:24 Anulohen koncertet e planifikuara të Kanye West në Rusi
- 12:20 Tensione në Detin e Kinës Jugore, Filipinet dërgojnë anije dhe avionë për të bllokuar anijen kineze
- 12:10 Britania vendos sanksione të reja ndaj 23 personash dhe 8 anijesh ruse
- 11:57 Greqia i kërkon BE-së të lehtësojë rregullat fiskale ndërsa kriza energjetike thellohet