UEFA cakton arbitrin për Finlandë-Shqipëri, do të vendos drejtësi një irlandez

UEFA ka përcaktuar gjyqtarët që do të vendosin drejtësi në përballjen Finlandë-Shqipëri, me arbitrin irlandez Rob Hennessy që do të jetë gjyqtari kryesor i takimit.

Hennessy është 35 vjeç dhe mban stemën e FIFA-s që prej vitit 2017. Gjatë këtij sezoni, përveç ndeshjeve në kampionatin irlandez, ai ka arbitruar edhe dy takime në UEFA Conference League.

Kjo nuk do të jetë hera e parë që Shqipëria përballet me Finlandën. Dy kombëtaret janë takuar 7 herë në histori, me bilancin që anon në favor të finlandezëve.

Swiss Digital Desktop Reklama

Finlanda ka regjistruar 4 fitore, ndërsa një përballje është mbyllur në barazim. Shqipëria ka triumfuar në 2 raste. Kështu, kuqezinjtë do të kërkojnë të përmirësojnë bilancin në përballjet direkte, në një ndeshje ku edhe detajet e arbitrimit mund të kenë peshën e tyre.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A keni besim se Protesta do ta rrëzojë kryeministrin Rama?