Courtois paralajmëron Real Madridin për Raphinhën para El Clasicos: Duhet ta neutralizojmë

Thibaut Courtois ka analizuar paraqitjet e fundit të Barcelonës dhe ka identifikuar Raphinhën si një nga elementët më vendimtarë të ekipit të drejtuar nga Hansi Flick.

Të lidhura

None found

Gjatë një interviste për Radioestadio të Onda Cero, portieri i Real Madridit pranoi se katalunasit po kalojnë një moment pozitiv dhe se kanë aftësi të shënojnë gola pa shumë vështirësi.

“Po bëjnë shumë mirë. Është një ekip që shënon gola me shumë lehtësi”, deklaroi Courtois.

Megjithatë, braziliani Raphinha ishte lojtari që mori vëmendjen e veçantë të portierit belg. Sipas Courtois, sulmuesi përbën një komponent thelbësor të Barcelonës dhe prania e tij ndikon drejtpërdrejt në paraqitjet e skuadrës.

“Ai është një pjesë kyçe te Barça. Kur nuk ka qenë në dispozicion, mendoj se kanë vuajtur shumë, ndërsa kur është, ata po luajnë mirë”, u shpreh Courtois.

Portieri madrilen theksoi gjithashtu se Raphinha nuk vlerësohet gjithmonë në masën që e meriton për kontributin e tij.

“Ai nuk merr gjithmonë njohjen që meriton, por është një pjesë kyçe e asaj skuadre dhe shënon shumë gola sepse është një lojtar i madh”, shtoi portieri i Real Madridit.

Reali dhe Barcelona do të takohen më 25 tetor në “Spotify Camp Nou”, në kuadër të një prej përballjeve më të rëndësishme të sezonit.

El Clasico do të zhvillohet pas pak javësh, ndërsa Courtois e sheh Raphinhën si një prej kërcënimeve kryesore për skuadrën madrilene.

“Do të duhet ta ndalim atë pas një muaji”, përfundoi Courtois.


Quantcast
sultanbeyli escortjojobetjojobetcasibomMarsbahis GirişCasino welcome bonusjojobetcasibomjojobetmarsbahismarsbahis güncel girişcasinoroyalJojobet girişMadridbet girişjojobet girişjojobet girişholiganbet girişjojobetmadridbet girişbahsegelbahsegeljojobetfixbetfixbet girişJojobetholiganbetmarsbahis giriş