Kurti: Komunikimet me opozitën për presidentin nisin sot, afati për zgjedhjen është 6 tetori

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka njoftuar se gjatë ditës së sotme do të nisë kontaktet me drejtuesit e partive opozitare, me synim arritjen e një dakordësie për zgjedhjen e presidentit të ri të vendit.

Të lidhura

None found

Sipas tij, bisedimet do të fillojnë pasi të përfundojë takimi me presidenten e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen.

Kurti i bëri këto deklarata për KP pas homazheve të zhvilluara për ish-rektorin e Universitetit të Prishtinës “Hasan Prishtina”, Ejup Statovci.

Kurti: Pas takimit me von der Leyen nisim kontaktet me opozitën

“Pasi ta përfundojmë takimin e sotëm me presidenten e Komisionit Evropian, zonjën Ursula von der Leyen, do të nisim menjëherë komunikimet për organizimin e takimeve me krerët e opozitës për çështjen e presidentit. Synimi është që më 7 tetor të mos mbetemi pa Kuvend, ndërsa deri më 6 tetor, më së largu, ta kemi presidentin ose presidenten e re”, deklaroi Kurti.

Afati kushtetues për zgjedhjen e presidentit të ri skadon më 6 tetor. Në rast se kreu i ri i shtetit nuk zgjidhet brenda këtij afati, procedurat kushtetuese parashikojnë mbajtjen e zgjedhjeve të reja.


Shtuar më 1.10.2026 12:50

Quantcast
sultanbeyli escortjojobetjojobetcasibomMarsbahis GirişCasino welcome bonusjojobetcasibomjojobetmarsbahismarsbahis güncel girişcasinoroyalJojobet girişMadridbet girişjojobet girişjojobet girişholiganbet girişjojobetmadridbet girişbahsegelbahsegeljojobetfixbetfixbet girişJojobetholiganbetmarsbahis giriş