Arrestohet në Kavajë 47-vjeçari i kërkuar nga Italia për trafik të lëndëve narkotike (EMRI)

Një 47-vjeçar i shpallur në kërkim ndërkombëtar nga Italia, është arrestuar në Kavajë specialistët e FAST Albania. Shtetasi Fatmir Mahmudaj, u lokalizua dhe u arrestua provizorisht nga specialistët e FAST Albania, në bashkëpunim me Policinë e Kavajës, pas shkëmbimit të informacionit me Interpol Romën.

Sipas njoftimit të policisë, ndaj 47-vjeçarit, Gjykata e Bolonjës ka lëshuar më 25 maj 2026 një urdhër-arresti ndërkombëtar për veprat penale “Organizatë kriminale” dhe “Trafikim i lëndëve narkotike”.

Të lidhura

None found

Njoftimi i policisë:

Policia e Shtetit/Vijon operacioni ndërkombëtar i koduar “Fast”, finalizohet një tjetër fazë.

Kapet në Kavajë, 1 shtetas me rrezikshmëri të lartë, i akuzuar në Itali, si pjesëtar i një organizate kriminale që trafikonte lëndë narkotike.

Në vijim të bashkëpunimit shumë të ngushtë me homologët italianë, bazuar në informacionet e shkëmbyera ndërmjet Interpol Tiranës dhe Interpol Romës, specialistët e Sektorit për Kërkimin (FAST Albania) në Drejtorinë e Forcës së Posaçme Operacionale në DPPSh, në bashkëpunim me shërbimet e Komisariatit të Policisë Kavajë, finalizuan një tjetër fazë të operacionit të koduar “Fast”, gjatë së cilës u lokalizua në Kavajë, u kap dhe u arrestua provizorisht, me qëllim ekstradimin në Itali, shtetasi me rrezikshmëri të lartë F. M., 47 vjeç.

Ky shtetas ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar nga Interpol Roma, pasi Gjykata e Bolonjës, Itali, më datë 25.05.2026, ka lëshuar urdhër arresti ndërkombëtar për të, për veprat penale “Organizata kriminale” dhe “Trafikimi i lëndëve narkotike”.

Interpol Tirana po bashkëpunon me homologët në Romë, për të finalizuar procedurën për ekstradimin e shtetasit F. M., në Itali.


Shtuar më 1.10.2026 12:53

Quantcast
sultanbeyli escortjojobetjojobetcasibomMarsbahis GirişCasino welcome bonusjojobetcasibomjojobetmarsbahismarsbahis güncel girişcasinoroyalJojobet girişMadridbet girişjojobet girişjojobet girişholiganbet girişjojobetmadridbet girişbahsegelbahsegeljojobetfixbetfixbet girişJojobetholiganbetmarsbahis giriş