"Nuk na duhet të bëjmë të fortin e t’i biem tavolinës"/ Rama për procesin e integrimit: Duhet të ndihem...
Aktualitet
Katastrofa ekologjike në Lushnjë/ Tonelata peshq të ngordhur ende mbi ujë, shpendët dynden në liqen (VIDEO)
Problematike mbetet saraçineska e presionit të lartë, e cila është dëmtuar dhe po shkakton vonesa në proces.
1 Tetor 2026, 12:44Nga E.d
Pamje
LUSHNJË- Një katastrofë ekologjike ndodhi dy ditë më parë në Lushnjë, ku Bashkia thau rezervuarin e Kashnjetit për rikonstruksion, ndërsa si pasojë e kësaj ngordhën tonelata peshq. Ndonëse se një ditë më parë për pastrimin e saj u angazhuan Forcat e Armatosura, Bordi i Kullimit dhe Bashkia e Lushnjës, mbi sipërfaqjen e ujit vijojnë të qëndrojnë tonelata me peshk, ndërsa vendi është zhytur në baltë dhe kundërmon aromë e keqe.
Tashmë ajo është kthyer në një burim ushqimi për shpendët të cilët qëndrojnë mbi pellgun e peshqëve, ndërsa disa dronë po dezinfektojnë sipërfaqen e ujit për të parandaluar përhapjen e sëmundjeve. Në lidhje me këtë situatë ka nisur puna për zhbllokimin e shkarkuesit, por përmirësimi i situatës mbetet ende shumë larg. Problematike mbetet saraçineska e presionit të lartë, e cila është dëmtuar dhe po shkakton vonesa në proces. Ndërkohë, vijon puna për pompimin e ujit nga shkarkuesi, duke përdorur agregate.
Në lidhje me këtë rast është vënë nën hetim Fredi Mara, 58 vjeç, administrator i firmës që po kryen rehabilitimin e digës. Sipas policisë, kompania nuk mori masat e duhura për menaxhimin e ujërave gjatë punimeve, ndërsa hetimet po kryhen edhe për dëmtim të habitateve dhe ndotje të ajrit, ujërave dhe tokës./Dosja.al