I kërkuar nga Italia për trafik dro'ge, arrestohet 47-vjeçari në Kavajë

Aktualitet

I kërkuar nga Italia për trafik dro'ge, arrestohet
Kavajë, kapet 47-vjeçari i kërkuar nga Italia, dyshohet se është pjesë e një organizate kriminale

Një 47-vjeçar i shpallur në kërkim ndërkombëtar nga autoritetet italiane është lokalizuar dhe arrestuar provizorisht në Kavajë, në kuadër të operacionit ndërkombëtar të koduar “Fast”.

Policia e Shtetit bën me dije se shtetasi me inicialet F. M. u kap pas bashkëpunimit me homologët italianë dhe shkëmbimit të informacioneve mes Interpol Tiranës dhe Interpol Romës.

Sipas autoriteteve italiane, Gjykata e Bolonjës ka lëshuar më 25 maj 2026 urdhër arresti ndërkombëtar ndaj 47-vjeçarit, i dyshuar për veprat penale “Organizata kriminale” dhe “Trafikimi i lëndëve narkotike”.

Operacioni u finalizua nga specialistët e Sektorit për Kërkimin (FAST Albania) në Drejtorinë e Forcës së Posaçme Operacionale në DPPSh, në bashkëpunim me shërbimet e Komisariatit të Policisë Kavajë.

Interpol Tirana vijon bashkëpunimin me homologët në Romë për përfundimin e procedurave ligjore për ekstradimin e 47-vjeçarit drejt Italisë.

Policia e Shtetit
Vijon operacioni ndërkombëtar i koduar “Fast”, finalizohet një tjetër fazë. Kapet në Kavajë, 1 shtetas me rrezikshmëri të lartë, i akuzuar në Itali, si pjesëtar i një organizate kriminale që trafikonte lëndë narkotike.  

Në vijim të bashkëpunimit shumë të ngushtë me homologët italianë, bazuar në informacionet e shkëmbyera ndërmjet Interpol Tiranës dhe Interpol Romës, specialistët e Sektorit për Kërkimin (FAST Albania) në Drejtorinë e Forcës së Posaçme Operacionale në DPPSh, në bashkëpunim me shërbimet e Komisariatit të Policisë Kavajë, finalizuan një tjetër fazë të operacionit të koduar “Fast”, gjatë së cilës u lokalizua në Kavajë, u kap dhe u arrestua provizorisht, me qëllim ekstradimin në Itali, shtetasi me rrezikshmëri të lartë F. M., 47 vjeç.   

Ky shtetas ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar nga Interpol Roma, pasi Gjykata e Bolonjës, Itali, më datë 25.05.2026, ka lëshuar urdhër arresti ndërkombëtar për të, për veprat penale “Organizata kriminale” dhe “Trafikimi i lëndëve narkotike”.  

Interpol Tirana po bashkëpunon me homologët në Romë, për të finalizuar procedurën për ekstradimin e shtetasit F. M., në Itali.

ME TE LEXUARAT