Një 29-vjeçar shqiptar është arrestuar në Itali, pasi iu gjetën 4.640 euro cash dhe rreth 0.9 gramë kokainë.
Sipas mediave të huaja i riu u kap nga efektivët gjatë kontrollit në automjetin luksoz ku ai po drejtonte me shpejtësi të tejkaluar.
Pas hetimeve të mëtejshme, policia kreu një kontroll edhe në banesën e 29-vjeçarit ku i’u sekuestruan rreth 892 gramë kokainë, materiale për paketimin e dozave dhe dy telefona celularë.
Atij iu gjet edhe një pistoletë alarmi, pa tapën e kuqe, së bashku me municionet përkatëse.
Menjëherë i riu shqiptar u arrestua dhe u dërgua në burgun e Genova Marassit ku do të qëndrojë deri në një vendim përfundimtar të gjykatës.

