Sindikata kërkon që paga e 13-të të përfshijë edhe punëtorët privatë

Federata Sindikale e Punëtorëve Teknikë të Sektorit Privat të Kosovës (FSPTSPK) i është drejtuar Qeverisë së Kosovës me kërkesën që edhe të punësuarit në sektorin privat të përfshihen në skemën e pagës së 13-të.

Të lidhura

None found

Kërkesa e federatës u bë një ditë pasi Qeveria vendosi t’ua ndajë pagën e 13-të punonjësve të sektorit publik.

Në një reagim zyrtar, FSPTSPK i ka bërë thirrje ekzekutivit që të përcaktojë mënyrën dhe masat e duhura për ta shtrirë këtë përfitim edhe te punëtorët e sektorit privat.

Federata paralajmëroi se, nëse kjo nuk ndodh, do të aktivizojë të gjitha mjetet sindikale që i lejon ligji për mbrojtjen e të drejtave dhe interesave të të punësuarve privatë. Sipas saj, punëtorët e këtij sektori nuk duhet të trajtohen si qytetarë të dorës së dytë dhe të përjashtohen vazhdimisht nga përfitimet që mbështeten edhe në kontributet e tyre, transmeton “Bota sot”.

FSPTSPK nënvizoi se sektori privat është një ndër bazat kryesore të ekonomisë së Kosovës dhe ka rol të rëndësishëm në financimin e buxhetit shtetëror përmes pagesës së taksave dhe tatimeve.

Federata theksoi se të ardhurat që krijohen nga puna dhe kontributet fiskale të sektorit privat përdoren nga Qeveria për financimin e pagës së 13-të për punonjësit publikë, ndërsa vetë punëtorët privatë, që ndihmojnë në mbushjen e arkës së shtetit, nuk përfitojnë nga kjo masë.

Për këtë arsye, FSPTSPK kërkoi që Qeveria ta shqyrtojë çështjen me urgjencë dhe të marrë masa për përfshirjen e të punësuarve në sektorin privat në skemën e pagës së 13-të.


Shtuar më 1.10.2026 13:12

Quantcast
sultanbeyli escortjojobetjojobetcasibomMarsbahis GirişCasino welcome bonusjojobetcasibomjojobetmarsbahismarsbahis güncel girişcasinoroyalJojobet girişMadridbet girişjojobet girişjojobet girişholiganbet girişjojobetmadridbet girişbahsegelbahsegeljojobetfixbetfixbet girişJojobetholiganbetmarsbahis giriş