AKTUALITET /

“Më kanë hakuar videot”, nuk u gjet në shtëpi, policia urdhëron shoqërimin me forcë të Adi Hilës

Pavarësisht se më herët u kishte premtuar oficerëve se do paraqitej vetë në komisariat, policia ka urdhëruar shoqërimin me forcë të kompozitorit.

Shkruar nga Versus

“Më kanë hakuar videot”, nuk u gjet në shtëpi,

Pak orë më parë, policia mbërriti në banesën e kompozitorit Adrian Hila për ta marrë në pyetje këtë të fundit lidhur me skandalin e videove intime të publikuara në sitet për të rritur dhe rrjetet sociale.

Pavarësisht se Hila foli në telefon me ta për t’u thënë se do të paraqitej në komisariat sapo të mbërrinte në Tiranë, policia ka nxjerrë urdhër për shoqërimin e tij me forcë pasi nuk u gjet në banesë.

Kompozitori mësohet se është shprehur i tronditur për skandalin duke thënë se kamerën e kishte vendosur ai, por videot i ishin hakuar dhe publikuar pa dijeninë e tij. Versus.al

Poll