SYRI TV/ Studentët presin Ramën me protesta në QSUT, shpaloset banderola gjigante 'Arrestoni Ramën'

SYRI TV/ Studentët presin Ramën me protesta në QSUT, shpaloset banderola gjigante 'Arrestoni Ramën'

13:11, 01/10/2026
ZMADHO TEKSTIN
+ Aa -

Protetestuesit nuk e kanë kursyer kryeministrin Edi Rama këtë të enjte, 1 tetor, teksa e kanë ‘surprizuar’ me një banderolë të madhe, me mbishkrimin: ‘Arrestoni Ramën’! 

Rama ka qenë duke shkruar drejt repartit të Kardiokirurgjisë në QSUNT për inagurimin e këtij të fundit, kur është pritur me ‘ceremoni’ nga të rinjtë protestues. Gjatë shpalosjes së banderolës, protestuesit kanë brohoritur me thirrjet ‘Arrestoni Ramën’.

Në këto moment ka ardhur ndërhyrja brutale e policisë së shtetit që ka arrestuar studentet dhe të rinjte.

Mes të shoqëruarëve është aktivisti Edison Likaj dhe student Markelian Vatnikaj, të cilët janë dërguar në Komisariatin numër 4 në Tiranë.

Ndërkohë sot një grup protestuesish janë grumbulluar para shkollës “Emin Duraku”  gjatë vizitës në këtë institucion të Presidentes së Komisionit Evropian Von Der Leyen, por këtë radhë Kryeministri Rama nuk shkoi në këtë event.

Aty ishte dhe Ministrja e Arsimit Mirela kumbaro, teksa aktivistët kanë bërë thirrje për arrestimin e Ramës. Në këto moment ka ardhur dhe ndërhyrja e Policisë që ka shoqëruar vajzat aktiviste në Komisariat.

Prej 4 muajsh, qytetarët janë në shesh nga ku kërkojnë dorëheqjen e kreut të qeverisë, Edi Rama dhe kabinetit të tij pas skandaleve të shumta, ndërsa pikënisja ishte Zvërneci.

Qytetarët kanë vendosur disa kushte për kryeministrin Edi Rama, me atë të panegociueshmin për dorëheqjen e tij dhe zgjedhje të lira e të ndershme ndër të tjera.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Denonco