
Seanca në GJKKO ndaj Ilir Metës dhe Monika Kryemadhit u shty sërish për shkak të bojkotit të avokatëve që kundërshtojnë rregulloren e re të gjykatës.
Situata si për ish-kryetaren e LSI konsiderohet e qëllimshme. Madje ajo shton se teksa Meta është nën masë sigurie arrest në burg, të ndaluarit rishtas për krimet që kryejnë mund të dalin të lirë pasi nuk ka mbrojtës.
Për Tedi Blushin edhe debate për pagat e magjistratëve është i qëllimshëm. Ilir Meta u arrestua nëntor të vitit 2024 ndërsa gati gjashtë muaj më parë dosja e tij kaloi në gjykim. (A2 Televizion)