1 Tetor 2026, 13:14
Nga E.d
Ish-krerët e UÇK-së
KOSOVA- Dhomat e Specializuara të Kosovës në Hagë i kanë thënë Radios Evropa e Lirë se nuk janë konsultuar në lidhje me përpjekjet në Kosovë për ta ndryshuar ligjin që themeloi këtë institucion. Nisma për ta ndryshuar Ligjin për Dhomat e Specializuara të Kosovës në Hagë, ndryshe e njohur si Gjykata Speciale, është duke u shqyrtuar nga zyra ligjore e kryeministrit Albin Kurti.
Kjo gjykatë e cila më 16 shtator dënoi katër ish-krerë të UÇK-së për krime lufte, mbështetet nga Bashkimi Evropian. Ky dënim shkaktoi kundërshtime politike dhe protesta qytetare në Kosovë. Ndryshimi i ligjit është iniciativë e Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), subjektit më të madh opozitar. Për të kaluar në Kuvend ajo duhet ta marrë pëlqimin e Qeverisë dhe t’i kalojë komisionet parlamentare.
“Nuk jemi konsultuar”, u tha shkurt në një përgjigje të Gjykatës Speciale për REL-in, ku u shtua se ata “nuk komentojnë mbi iniciativat politike”.
Në dokumentin e ndryshimeve të propozuara, kërkohet ndër të tjera, që dënimet më të larta që mund të shqiptohen të jenë 15 vjet burgim dhe që të dënuarit të mund të jenë subjekt i faljes presidenciale. Ekspertë ligjorë që folën më herët me Radion Evropa e Lirë, e kanë quajtur këtë iniciativë vështirë të arritshme dhe kanë ngrerë pikëpyetje për ndikimin real që mund të ketë ndryshimi./REL
gjykata speciale uÇk hagë
Politike
1 Tetor 2026, 12:18
E.d
TIRANA- Monika Kryemadhi ka deklaruar pas daljes nga ambientet e gjykatës se shtyrja e seancës gjyqësore ndaj saj dhe ish-presidentit Ilir Meta...
Politike
1 Tetor 2026, 12:14
G.M
Marjana Koçeku
TIRANA- Deputetja e pavarur Marjana Koçeku nëpërmjet një postimi në rrjetet sociale ka kritikuar qeve...
Politike
1 Tetor 2026, 12:09
E.d
Tedi Blushi
TIRANA- Deputeti i PL-së, Tedi Blushi ka reaguar pas shtyrjes së gjyqit për ish-presidentin e vendit Ilir Meta dhe Monika Kryem...
Politike
1 Tetor 2026, 12:10
G.M
pamje nga takimi
TIRANA- Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, ka zhvilluar një takim në Strasburg me Sekretaren e Përgjithshme...
Politike
1 Tetor 2026, 11:55
E.d
Gazment Bardhi
TIRANA- Kryetari i grupit parlamentar të PD-së, Gazment Bardhi ka reaguar pas rrëzimit të kërkesës së PD-...
Politike
1 Tetor 2026, 11:42
G.M
Edi Rama
TIRANA- Kryeministri Edi Rama ishte i pranishëm këtë të enjte në prezantimin e pesë projekteve të paraqitu...
Politike
1 Tetor 2026, 11:40
E.d
Edi Rama
TIRANA- Kryeministri i vendit, Edi Rama ka prezantuar ditën e sotme pesë projektet për “Tirana Fountain Tower. Gjatë fja...
Politike
1 Tetor 2026, 11:36
E.d
Sali Berisha
STRASBURG- Kryetari i opozitës, Sali Berisha, ka denoncuar në Këshillin e Evropës në Strasburg situatën dr...
Politike
1 Tetor 2026, 11:26
E.d
Pamje
TIRANA- Kryeministri i vendit, Edi Rama ka qenë sot për një vizitë në QSUT, ku dhe do të inaguronte kardiokir...
Politike
1 Tetor 2026, 11:01
G.M
Monika Kryemadhi
TIRANA- Ish-deputetja Monika Kryemadhi ka bërë një deklaratë në hyrje të SPAK, lidhur me videot intime q&eu...