1 Tetor 2026, 13:13
Nga G.M
Marta Kos
DW: Një nga temat e takimit të ministrave të Jashtëm në kuadër të Procesit të Berlinit do të jetë dokumenti më i ri i Komisionit Evropian, i cili parashikon anëtarësim gradual për vendet kandidate. Çfarë do të thotë kjo për vendet kandidate në aspektin praktik dhe, në fund të fundit, çfarë do të thotë për qytetarët?
Marta Kos: Tema e integrimit të përshpejtuar gradual po bëhet gjithnjë e më e rëndësishme për shtetet anëtare të BE-së. Është e qartë se metodologjia e bazuar në meritë kërkon kohë. Por sot ndodhemi në një situatë gjeopolitike, ku e shohim se kjo kohë nuk është gjithmonë në dispozicion. Nëse duam të arrijmë qëllimin tonë, dhe meqë procesi i bazuar në meritë kërkon kohë, një vend kandidat që plotëson kriteret për integrim në fusha të caktuara, mund të përfitojë edhe nga një integrim i pjesshëm.
DW: Një nga temat e takimit të ministrave të Jashtëm në kuadër të Procesit të Berlinit do të jetë dokumenti më i ri i Komisionit Evropian, i cili parashikon anëtarësim gradual për vendet kandidate. Çfarë do të thotë kjo për vendet kandidate në aspektin praktik dhe, në fund të fundit, çfarë do të thotë për qytetarët?
Marta Kos: Tema e integrimit të përshpejtuar gradual po bëhet gjithnjë e më e rëndësishme për shtetet anëtare të BE-së. Është e qartë se metodologjia e bazuar në meritë kërkon kohë. Por sot ndodhemi në një situatë gjeopolitike, ku e shohim se kjo kohë nuk është gjithmonë në dispozicion.
Nëse duam të arrijmë qëllimin tonë, dhe qëllimi ynë është një Evropë e sigurt dhe e qëndrueshme, e bazuar në vlerat evropiane, atëherë do të përpiqemi që përmes të ashtuquajturit rishikim para-anëtarësimi, rezultatet e të cilit do të publikohen më 6 tetor dhe do të diskutohen pjesërisht në këtë samit, të identifikojmë së bashku me shtetet anëtare fushat në të cilat, vendeve kandidate që kanë nevojë për më shumë kohë, të mund t'u ofrojmë më shumë Evropë edhe para anëtarësimit të plotë.
Kjo nuk është zëvendësim për anëtarësimin. Është thjesht një mënyrë që, për shkak se procesi i bazuar në meritë kërkon kohë, një vend kandidat që plotëson kriteret për integrim në fusha të caktuara të mund të përfitojë nga një integrim i pjesshëm edhe para se të bëhet anëtar i plotë.
Për shembull, ekziston tashmë CEPA, ku përfshihen edhe vendet e Ballkanit Perëndimor, Moldavia dhe Ukraina. Së shpejti do t'u ofrojmë vendeve të Ballkanit Perëndimor edhe përfitimet e roaming-ut. Këto janë fusha që normalisht janë të në dispozicion vetëm për shtetet anëtare, por tregojnë se çfarë mund të bëjmë. Dhe ka shumë mundësi të tjera të ngjashme.
DW: Mali i Zi është vendi që ka bërë më shumë përparime në procesin e zgjerimit të BE-së. A vlen kjo qasje edhe për anëtarësimin e tij, apo fokusi mbetet ende te anëtarësimi i plotë në BE?
Marta Kos: Jo, për Malin e Zi jam shumë e lumtur, se ai tashmë ndodhet në fazën përfundimtare të rrugës drejt anëtarësimit në Bashkimin Evropian. Prandaj, parimet e integrimit gradual nuk do të kenë aq rëndësi për Malin e Zi sa për vendet e tjera kandidate. Mali i Zi është në një pozicion shumë të mirë dhe negociatat mund të përfundojnë shumë shpejt. Njëkohësisht po përgatitim edhe Traktatin e Anëtarësimit. Paketa financiare është gati. Nëse gjithçka shkon sipas planit dhe shtetet anëtare e mbështesin procesin, Mali i Zi mund të bëhet anëtar i BE-së në vitin 2028, pra shumë shpejt.
DW: Serbia po u afrohet zgjedhjeve. Nga këndvështrimi i Komisionit Evropian, a janë ato kryesisht çështje standardesh demokratike, apo rezultati i tyre mund të ndikojë drejtpërdrejt në ritmin e procesit të anëtarësimit të vendit në BE? Dhe çfarë prisni nga këto zgjedhje?
Marta Kos: Nga çdo vend kandidat presim përkushtim ndaj vlerave evropiane, zhvillim demokratik, forcim të shtetit ligjor, luftë kundër korrupsionit dhe një sistem gjyqësor të pavarur. Këtë presim edhe nga Serbia.
Zgjedhjet do të jenë një lloj katalizatori që do të tregojë se në çfarë drejtimi dëshiron të ecë Serbia në të ardhmen. Serbia e ka vendin në Bashkimin Evropian dhe unë jam e gatshme të bëj gjithçka që mundem për ta ndihmuar vendin të bëhet anëtar i BE-së. Por natyrisht edhe Serbia duhet të japë rezultate, gjë që nuk ka ndodhur në vitet e fundit.
DW: Edhe Bosnja dhe Hercegovina po shkon drejt zgjedhjeve. Cilat janë pritshmëritë tuaja?
Marta Kos: Shpresoj që më në fund të mund të ecim përpara me procesin e anëtarësimit të Bosnjë-Hercegovinës. Në fakt, na duhet shumë pak: miratimi i dy ligjeve dhe emërimi i kryenegociatorit. Më pas mund të nisim procesin e evaluimit, pra procesin e përgjithshëm të anëtarësimit.
Shpresoj që zgjedhjet të sjellin energji të re dhe politikanë që do të veprojnë në të mirë të gjithë vendit, duke mbrojtur integritetin territorial dhe sovranitetin e Bosnjë-Hercegovinës, jo vetëm interesat e pjesëve të veçanta të vendit apo të forcave të caktuara politike.
DW: Pra, mbeteni optimiste për gjithë idenë e zgjerimit?
Marta Kos: Po, jam optimiste për zgjerimin. Ky vit është vërtet viti i zgjerimit dhe veçanërisht kjo vjeshtë, që sapo ka nisur, do të jetë vjeshta e zgjerimit. Pse? Sepse gjatë nëntë muajve të parë të këtij viti kemi hapur ose mbyllur më shumë kapituj negociues se në çdo vit tjetër të 25 viteve të fundit. Për herë të parë që nga anëtarësimi i Kroacisë në vitin 2013, kemi Malin e Zi me një perspektivë reale për t'u bërë anëtar i BE-së.
Po ashtu Shqipëria po përparon shumë mirë, ndërsa për Moldavinë dhe Ukrainën shpresojmë të hapim të gjitha grupkapitujt brenda këtij viti. Këto janë vendet që po udhëheqin procesin dhe mendoj se nuk kemi parë një dinamikë të tillë që nga koha kur Kroacia iu bashkua Bashkimit Evropian.
qëllimi ynë është një Evropë e sigurt dhe e qëndrueshme, e bazuar në vlerat evropiane, atëherë do të përpiqemi që përmes të ashtuquajturit rishikim para-anëtarësimi, rezultatet e të cilit do të publikohen më 6 tetor dhe do të diskutohen pjesërisht në këtë samit, të identifikojmë së bashku me shtetet anëtare fushat në të cilat, vendeve kandidate që kanë nevojë për më shumë kohë, të mund t'u ofrojmë më shumë Evropë edhe para anëtarësimit të plotë.
Kjo nuk është zëvendësim për anëtarësimin. Është thjesht një mënyrë që, për shkak se procesi i bazuar në meritë kërkon kohë, një vend kandidat që plotëson kriteret për integrim në fusha të caktuara të mund të përfitojë nga një integrim i pjesshëm edhe para se të bëhet anëtar i plotë.
Për shembull, ekziston tashmë CEPA, ku përfshihen edhe vendet e Ballkanit Perëndimor, Moldavia dhe Ukraina. Së shpejti do t'u ofrojmë vendeve të Ballkanit Perëndimor edhe përfitimet e roaming-ut. Këto janë fusha që normalisht janë të në dispozicion vetëm për shtetet anëtare, por tregojnë se çfarë mund të bëjmë. Dhe ka shumë mundësi të tjera të ngjashme.
DW: Mali i Zi është vendi që ka bërë më shumë përparime në procesin e zgjerimit të BE-së. A vlen kjo qasje edhe për anëtarësimin e tij, apo fokusi mbetet ende te anëtarësimi i plotë në BE?
Marta Kos: Jo, për Malin e Zi jam shumë e lumtur, se ai tashmë ndodhet në fazën përfundimtare të rrugës drejt anëtarësimit në Bashkimin Evropian. Prandaj, parimet e integrimit gradual nuk do të kenë aq rëndësi për Malin e Zi sa për vendet e tjera kandidate. Mali i Zi është në një pozicion shumë të mirë dhe negociatat mund të përfundojnë shumë shpejt. Njëkohësisht po përgatitim edhe Traktatin e Anëtarësimit. Paketa financiare është gati. Nëse gjithçka shkon sipas planit dhe shtetet anëtare e mbështesin procesin, Mali i Zi mund të bëhet anëtar i BE-së në vitin 2028, pra shumë shpejt.
DW: Serbia po u afrohet zgjedhjeve. Nga këndvështrimi i Komisionit Evropian, a janë ato kryesisht çështje standardesh demokratike, apo rezultati i tyre mund të ndikojë drejtpërdrejt në ritmin e procesit të anëtarësimit të vendit në BE? Dhe çfarë prisni nga këto zgjedhje?
Marta Kos: Nga çdo vend kandidat presim përkushtim ndaj vlerave evropiane, zhvillim demokratik, forcim të shtetit ligjor, luftë kundër korrupsionit dhe një sistem gjyqësor të pavarur. Këtë presim edhe nga Serbia.
Zgjedhjet do të jenë një lloj katalizatori që do të tregojë se në çfarë drejtimi dëshiron të ecë Serbia në të ardhmen. Serbia e ka vendin në Bashkimin Evropian dhe unë jam e gatshme të bëj gjithçka që mundem për ta ndihmuar vendin të bëhet anëtar i BE-së. Por natyrisht edhe Serbia duhet të japë rezultate, gjë që nuk ka ndodhur në vitet e fundit.
DW: Edhe Bosnja dhe Hercegovina po shkon drejt zgjedhjeve. Cilat janë pritshmëritë tuaja?
Marta Kos: Shpresoj që më në fund të mund të ecim përpara me procesin e anëtarësimit të Bosnjë-Hercegovinës. Në fakt, na duhet shumë pak: miratimi i dy ligjeve dhe emërimi i kryenegociatorit. Më pas mund të nisim procesin e evaluimit, pra procesin e përgjithshëm të anëtarësimit.
Shpresoj që zgjedhjet të sjellin energji të re dhe politikanë që do të veprojnë në të mirë të gjithë vendit, duke mbrojtur integritetin territorial dhe sovranitetin e Bosnjë-Hercegovinës, jo vetëm interesat e pjesëve të veçanta të vendit apo të forcave të caktuara politike.
DW: Pra, mbeteni optimiste për gjithë idenë e zgjerimit?
Marta Kos: Po, jam optimiste për zgjerimin. Ky vit është vërtet viti i zgjerimit dhe veçanërisht kjo vjeshtë, që sapo ka nisur, do të jetë vjeshta e zgjerimit. Pse? Sepse gjatë nëntë muajve të parë të këtij viti kemi hapur ose mbyllur më shumë kapituj negociues se në çdo vit tjetër të 25 viteve të fundit. Për herë të parë që nga anëtarësimi i Kroacisë në vitin 2013, kemi Malin e Zi me një perspektivë reale për t'u bërë anëtar i BE-së.
Po ashtu Shqipëria po përparon shumë mirë, ndërsa për Moldavinë dhe Ukrainën shpresojmë të hapim të gjitha grupkapitujt brenda këtij viti. Këto janë vendet që po udhëheqin procesin dhe mendoj se nuk kemi parë një dinamikë të tillë që nga koha kur Kroacia iu bashkua Bashkimit Evropian./DW
marta kos
Aktualitet
1 Tetor 2026, 12:44
E.d
Pamje
LUSHNJË- Një katastrofë ekologjike ndodhi dy ditë më parë në Lushnjë, ku Bashkia thau rezervuarin e Kash...
Aktualitet
1 Tetor 2026, 12:44
G.M
pamje
KAVAJA- Policia e Shtetit ka finalizuar një tjetër fazë të operacionit policor të koduar "Fast". Sipas njoftimit, ësht&...
Aktualitet
1 Tetor 2026, 12:38
I.A
TIRANË- Aeroporti Nderkombetar i Tiranes njofton publikun dhe pasagjerët se sot, rreth orës 06:30 te mëngjesit, një tabele reklamuese...
Aktualitet
1 Tetor 2026, 12:31
G.M
pamje
TIRANA- Një aksident rrugor është regjistruar ditën e sotme në zonën e njohur si 'Kthesa e Kamzës'. Sipas informac...
Aktualitet
1 Tetor 2026, 12:26
G.M
foto ilustruese
FIER- Gjykata e Fierit ka caktuar masën e sigurisë 'arrest me burg' për mësuesin 60-vjeçar që ngacmoi seksu...
Aktualitet
1 Tetor 2026, 11:36
G.M
Pika e kalimit kufitar
KOSOVA- Kontrollet në pikat e kalimit kufitar mes Shqipërisë dhe Kosovës janë rikthyer ditën e sotme, ...
Aktualitet
1 Tetor 2026, 11:15
Elton Qyno
Ardian Hila
Kompozitori i njohur i muzikës Ardian Hila, është ftuar të dëshmojë në Policinë e Tiranës, lidhur ...
Aktualitet
1 Tetor 2026, 11:03
E.d
Madrid Sula
FIER- Madrid Sula, mësuesi 60-vjeçar i cili dyshohet se i dërgonte mesazhe erotike nxësëses 13-vjeçare ka da...
Aktualitet
1 Tetor 2026, 10:40
E.d
Taulant Balla
TIRANA- Kreu i Grupit Parlamentar të PS-së, Taulant Balla duke folur për skandalin e SHISH tha se SPAK duhet të heto...
Aktualitet
1 Tetor 2026, 10:28
E.d
Foto ilustruse
TIRANA- Shoqata e Prokurorëve të Shqipërisë ka reaguar pas prezantimit të ndryshimeve në Kodin e Procedur...