Meloni i kërkon BE-së më shumë fleksibilitet për krizën e energjisë

1 Tetor 2026, 14:35Bota TEMA
Meloni i kërkon BE-së më shumë fleksibilitet për

Kryeministrja italiane, Giorgia Meloni, ka njoftuar se do t’i dërgojë një letër presidentes së Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen, për t’i kërkuar më shumë fleksibilitet fiskal, me qëllim mbështetjen e konsumatorëve dhe bizneseve përballë rritjes së çmimeve të energjisë.


Italia ka marrë tashmë miratimin e von der Leyen për të përdorur Klausolën Kombëtare të Shmangies, e cila fillimisht ishte parashikuar për shpenzimet e mbrojtjes, edhe për masat e ndihmës në sektorin e energjisë.


“Ne besojmë se, përballë rritjes së inflacionit të shkaktuar nga shtrenjtimi i energjisë në nivel global, është e nevojshme t’u ofrohet shteteve anëtare fleksibilitet shtesë për të mbështetur familjet dhe bizneset”, deklaroi Meloni.

Ajo shpjegoi se Italia e ka ngritur tashmë këtë çështje në kuadër të Ecofin-it, duke kërkuar që inflacioni më i lartë i regjistruar gjatë kësaj periudhe të merret parasysh gjatë llogaritjes së parametrave fiskalë që vendet evropiane duhet të respektojnë, si dhe të nivelit të deficitit të lejuar.


“Edhe shtete të tjera anëtare po lëvizin në të njëjtin drejtim”, tha Meloni.


“Kam ndërmend t’i drejtohem sërish Komisionit Evropian. Po i shkruaj presidentes von der Leyen që kjo çështje të trajtohet në mbledhjen e Ecofin-it që do të zhvillohet javën e ardhshme në Luksemburg dhe, më pas, sigurisht, në Këshillin e ardhshëm Evropian, i cili do të mbahet pas dy javësh”, shtoi kryeministrja italiane.

 

 

Lini një Përgjigje