POLITIKË /

Hapet konkurs për kullë te parku "Rinia", Rama: Ata që kritikojnë, njerëz mediokër nacionalistë

Në konkurs për studion që do të zëvendësojë Tajvanin, janë 5 studio ndërkombëtare.

Shkruar nga Versus

Hapet konkurs për kullë te parku "Rinia", Rama: Ata që

Kryeministri Edi Rama ishte i pranishëm sot në hapjen e konkursit për një kullë që pritet të ndërtohet tek parku "Rinia" për të zëvendësuar "Tajvanin", një prej ndërtesave më të dallueshme në këtë zonë. Në konkurs marrin pjesë 5 studio arkitekturore të huaja, ndërsa Rama nuk kurseu as përgjigjien ndaj kritikëve. Sipas tij "qasjet agresive janë xhelozi". 

“Ajo që është kulmi në këtë qasje është që arkitektët e huaj vijnë në Shqipëri për të bërë art-washing bulldozer politics dhe për të zhvilluar gjëra që janë jashtë standardeve. E vërteta është ndryshe. Kemi pasur shumë diskutime për pengesat, por nuk do të thotë që ne në Shqipëri ndërtojmë pa rregulla apo bëjmë diçka që në vende të tjera do të ishte e papranueshme apo e palejueshme. Ka diçka shumë të qartë për mua në këtë qasje agresive: xhelozia. Është xhelozia e njerëzve mediokër dhe që kapen pas nacionalizmit, pasaportës, faktit që janë pjesë e komunitetit lokal dhe jo pas profesionit, argumenteve dhe mundësisë për të qenë konkurrues”, tha kryeministri. Versus.al

Poll