Mbron nismën e tij për 46 bashki, Mazniku: Propozimi i PD, si në kohën e komunave, me vulë në çorape

Nga Fjorela Beleshi
1 Tetor 2026, 13:29 | Politikë

Mbron nismën e tij për 46 bashki, Mazniku: Propozimi i PD, si në

Partia Socialiste do ta mbrojë deri në fund propozimin e saj për ta ndarë territorin në 46 bashki nga 61 që janë aktualisht.

Edhe pse vendimet e këshillave vendorë që preken nga shkrirja kanë qenë kundër draftit, nismëtari i mazhorancës Arbjan Mazniku, në një intervistë për A2CNN, u shpreh se projekti i së majtës është më i miri i mundshëm në këto momente.

Mazniku nuk e fsheh merakun për të shpjeguar konceptin e qytetit, që mbetet pa këshill dhe kryetar të zgjedhur. Propozimin e demokratëve me 100 bashki, sipas tij, e kthen vendin pas në kohë, në periudhën e komunave.

Socialistët jo vetëm që e përjashtojnë mundësinë për shtimin e bashkive, por janë të hapur që në të ardhmen harta të preket sërish në të ardhmen, për ta ulur edhe më tej numrin. Shkrirja e 15 bashkive, a është një hartë e re në favor elektoral të PS?

Të premten socialistët në komisionin e ligjeve duhet të mbrojnë tezën e tyre ndaj argumenteve të bashkive që janë kundër shkrirjes, ndërsa të hënën është parashikuar të miratohet nen për nen në të njëjtin komision, që më pas të miratohet në seancën e së enjtes. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos