Gjatë një eventi të organizuar nga nga “Sky Sport” në “Hotel Vier Jahreszeiten” në Mynih, ku ishin të pranishëm personalitete si Matthias Sammer (këshilltar sportiv pranë BVB), Manuel Baum (trajner i Augsburg) dhe Joti Chatzialexiou (drejtor sportiv i Nuremberg), u trajtuan disa tema në lidhje me problematikat dhe projektet me kombëtaren gjermane të futbollit.
Në fjalën e tij Matthias Sammer ishte mjaft kritik kur i kërkuan që të analizonte situatën. “Ne në Gjermani kemi një tendencë të re, le të themi në vend që të bëhemi më të goximshëm jemi frikacakë. Për ne nuk ka qenë e lehtë që të gjejmë edhe një herë forcën tonë të mëparshme”, tha Sammer.
Sipas tij Gjermania duhet që të ketë projektin e saj të fokusuar në pikat e veta të forta dhe të mos mundohet që të kopjojë rivalet. “Nuk duhet që të shikojmë se çfarë bëjnë ekipet e tjera. Kopja më e mirë nuk është kurrë më e mirë se origjinali. Unë mezi pres që
Per Mertesacker të marrë detyrën e drejtorit sportiv pranë Federatës Gjermane të Futbollit pasi mendoj se do të jetë ai që do të caktojë standardin që duhet ndjekur”, tha 59-vjeçari.
Lini një Përgjigje