Një hetim i televizionit publik gjerman “Report Mainz” ka nxjerrë në pah akuza për diskriminim, ngacmim seksual dhe dhunë ndaj grave në forcat e armatosura gjermane. Gratë shërbejnë në të gjitha degët e forcave të armatosura prej 25 vitesh, por dëshmitë e mbledhura nga gazetarët sugjerojnë se raste të sjelljes seksiste dhe sulmeve seksuale në disa njësi minimizohen ose tolerohen.