Ushtronin prostitucion dhe e reklamonin në rrjete sociale, arrestohen 5 gra të huaja në Tiranë
Janë arrestuar këtë të hënë 5 shtetase të huaja në Tiranë, të cilat ushtronin prostitucion në një banesë me qira ditore, veprimtari e cila reklamohej edhe në rrjetet sociale.
Sipas njoftimit të policisë, në pranga kanë rënë V. P., 40 vjeçe, P. K., 42 vjeçe dhe P. M., 33 vjeçe, të trija vietnameze, si dhe L. Y., 42 vjeçe dhe X. H., 42 vjeçe, të dyja kineze.
Ndërkohë, nën hetim janë dy persona të cilët përfitonin nga kjo veprimtari, ndërsa një tjetër shtetas vietnamez është shpallur në kërkim, i cila dyshohet se ka krijuar kushtet për kryerjen e kësaj veprimtarie.
Njoftimi i plotë i Policisë:
Si rezultat i punës operative dhe monitorimit në hapësirën digjitale, me objektiv konstatimin dhe goditjen e rasteve të reklamimit në rrjete sociale, të prostitucionit që ushtrohet nga shtetase të huaja, në banesa të marra me qira ditore, në kryeqytet, specialistët e Seksionit për Hetimin e Trafiqeve finalizuan operacionin e koduar “Last meeting”.
Gjatë operacionit u arrestuan shtetaset që ushtronin këtë veprimtari në 3 apartamente, V. P., 40 vjeçe, P. K., 42 vjeçe dhe P. M., 33 vjeçe, të trija vietnameze, si dhe L. Y., 42 vjeçe dhe X. H., 42 vjeçe, të dyja kineze.
Më tej, u shpall në kërkim shtetasi vietnamez, T. T., 35 vjeç, pasi dyshohet se ka siguruar kundrejt përfitimeve, kushtet për kryerjen e kësaj veprimtarie nga 3 shtetaset vietnameze të arrestuara. Punohet intensivisht për kapjen e këtij shtetasi.
Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme.
Bardhi nga zyrat e Kuvendit: Rama po pengon drejtësinë
Konkursi “Tirana Fountain Tower”, Rama u përgjigjet kritikave: Nuk nxjerrim njerëzit me forcë nga shtëpitë për projektet private
Detaje të reja nga videot intime, zbardhet dëshmia e Hilës: Nuk i kam publikuar unë
- 13:30 Kritiku i Kremlinit, Kasparov: Jeta ime është në rrezik! Jam në një listë objektivash vrasjeje
- 13:23 Trump zbulon investimin prej 200 miliardë dollarësh të Koresë së Jugut në SHBA, ja çfarë përmban
- 13:17 Takim sekret në Turqi! Siria dhe Hezbollahu zhvillojnë bisedime për uljen e tensioneve
- 13:15 Presidenti kinez: Do të luftojmë forcat pro-pavarësisë së Tajvanit
- 13:13 Rusia dëbon disa diplomatë hungarezë, u jep afat dy javë për t’u larguar
- 13:04 Zgjedhja e presidentit, Kurti nis sot konsultimet me opozitën: Synojmë marrëveshje deri më 6 tetor