Jim Carrey është martuar në fshehtësi me partneren e tij prej disa vitesh, Min Ah. Aktori 64-vjeçar kurorëzoi dashurinë e tyre në një ceremoni private në Los Angeles.
Lajmi u konfirmua më 30 shtator nga përfaqësuesi i aktorit për revistën “People”. Çifti ka zgjedhur ta mbajë marrëdhënien larg vëmendjes së mediave dhe nuk janë bërë të ditura detaje të tjera rreth ceremonisë, përfshirë vendin e saktë apo listën e të ftuarve.
Jim Carrey dhe Min Ah u shfaqën publikisht si çift në shkurt të këtij viti, gjatë ceremonisë së ndarjes së çmimeve César në Paris. Aktori ishte nderuar me një César nderi dhe gjatë fjalimit të tij, të mbajtur në frëngjisht, iu drejtua partneres duke e quajtur “shoqëruesja ime e mrekullueshme” dhe i tha publikisht se e dashuronte.
Megjithatë, lidhja e tyre duket se ka nisur shumë më herët. Çifti ishte fotografuar së bashku në Los Angeles që në vitin 2022, pas pjesëmarrjes në një aktivitet bamirësie të organizuar nga komediani Judd Apatow.
Për Jim Carrey, ky është martesa e tretë. Aktori ishte martuar më parë me Melissa Womer, me të cilën ka vajzën Jane, nga viti 1987 deri në vitin 1995. Një vit më vonë ai u martua me aktoren Lauren Holly, me të cilën qëndroi i martuar për më pak se një vit.
Min Ah, e njohur gjithashtu si Minzi, ka mbajtur një profil shumë më të ulët publik se bashkëshorti i saj. Ajo është e përfshirë në projekte artistike dhe ka jetuar prej vitesh në Los Angeles.
Martesa vjen vetëm shtatë muaj pasi çifti bëri daljen e parë publike së bashku, duke e bërë lajmin një surprizë për fansat e aktorit.
Burimi: PEOPLE
Lini një Përgjigje