
Fotot me inteligjencë artificiale, një lajm bombastik por i pavërtetë, shpesh bëhen virale në rrjete sociale. Në epokën digjitale, të rinjtë janë ata që gjithnjë e më shumë po kërkojnë të bëhet dallimi mes informacionit të vërtetë nga dezinformimi.
Për të ilustruar këtë, gjimnazistët e shkollës “Oso Kuka” në Shkodër realizuan shfaqjen e veçantë. Qëllimi është që edukimi mediatik të mos mbetet vetëm një koncept teorik.
Për arsimtarët, këto nisma duhet të jenë edhe më të shpeshta. Përballë bashkëmoshatarëve të tyre, nxënësit e shkollave të mesme e përcollën mesazhin përmes teatrit, duke e bërë edhe më të prekshëm.
Përmes teatrit, nxënësit nuk u mjaftuan vetëm me interpretimin e personazheve. Ata përcollën një mesazh që tashmë është pjesë e përditshmërisë së tyre, në një botë ku informacioni përhapet brenda pak sekondash, verifikimi duhet të vijë përpara shpërndarjes në rrjete sociale.
(A2 Televizion)