Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

Aktualitet

TRAGJIKE në Shkodër, VDES 51-vjeçari punonjës i ndërtimit, theu këmbën e dorën pasi ra nga ashensori në punë (EMRI-NGJARJA)

Shkruar nga Newsbomb
TRAGJIKE në Shkodër, VDES 51-vjeçari punonjës i
Ilir Leçevi

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Shkodër, ku një 51-vjeçar ka humbur jetën, tre ditë pasi u aksidentua në vendin e punës. Viktima është identifikuar si Ilir Laçevi, 51 vjeç, banues në Shkodër.

Sipas informacioneve paraprake, ngjarja ndodhi në Kryebushat, teksa Laçevi ishte duke punuar në një dyqan bojërash. Mësohet se 51-vjeçari ndodhej në katin e sipërm të ndërtesës dhe po përdorte ashensorin për të transportuar disa kova me bojëra në katin e poshtëm.

Ashensori kishte një kapacitet mbajtës prej rreth 500 kilogramësh, ndërsa në të ishin vendosur rreth 1 ton më shumë.  Për shkak të peshës së rëndë, ashensori është shkëputur. Në përpjekje për të shpëtuar, Laçevi është hedhur nga ashensori, por ka mbetur mes shinave.

Si pasojë e aksidentit, ai ka pësuar dëmtime të rënda, duke thyer të dyja këmbët dhe njërën dorë. 51-vjeçari u transportua me urgjencë në spital, ku qëndroi për tre ditë nën kujdesin e mjekëve.

Por, për shkak të plagëve të rënda të marra nga aksidenti, Laçevi nuk ka mundur t’u mbijetojë dëmtimeve dhe ka ndërruar jetë.

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu

Hapësire reklamuese