web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Von der Leyen në Kosovë/ Pritet nga Albulena Haxhiu, do të ketë një takim edhe me Kurtin

1 Tetor 2026, 13:32, Kosova & Bota CNA

Von der Leyen në Kosovë/ Pritet nga Albulena Haxhiu, do të

Ushtruesja e detyrës së Presidentes në Kosovë, Albulena Haxhiu, ka pritur ditën e sotme në një takim presidenten e Komisionit Europian, Ursula von der Leyen.

Gjatë qëndrimit të saj atje, Von der Leyen pritet të zhvillojë një takim edhe me kryeministrin Albin Kurti, ndërsa është paralajmëruar edhe një konferencë e përbashkët për mediat.

Kosova ishte ndalesa e dytë e presidentes së KE-së në kuadër të turit të saj në Ballkanin Perëndimor, i cili ka nisur më 30 shtator në Tiranë, ku u takua me kryeministrin Edi Rama dhe presidentin Bajram Begaj. Turi pritet të zgjasë deri më 2 tetor.

Vizitën në Ballkanin Perëndimor, presidentja e KE-së do ta përfundojë në Maqedoninë e Veriut më 02.10.2026, me takimin me presidentin maqedonas Gordana Silanovska Davkova dhe kryeministrin Hristijan Mickoski.

Në fokus të këtij turneu janë procesi i integrimit europian të vendeve të rajonit dhe zbatimi i Planit të Rritjes së Bashkimit Europian, në vlerë prej 6 miliardë eurosh. /CNA





Lajmet e fundit nga