web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Prostitucion në Tiranë/ Arrestohen 3 vietnameze dhe 2 kineze, 3 përfitues nën hetim

1 Tetor 2026, 13:35, Kronika CNA

Prostitucion në Tiranë/ Arrestohen 3 vietnameze dhe 2 kineze, 3

Arrestohen pesë shtetase të huaja që ushtronin prostitucion në tri apartamente në rrugët “Qemal Stafa”, “Him Kolli” dhe “Tomor Malasi”.

Si rezultat i punës operative dhe monitorimit në hapësirën digjitale, me objektiv konstatimin dhe goditjen e rasteve të reklamimit në rrjete sociale, të prostitucionit që ushtrohet nga shtetase të huaja, në banesa të marra me qira ditore, në kryeqytet, specialistët e Seksionit për Hetimin e Trafiqeve finalizuan operacionin e koduar “Last meeting”.

Gjatë operacionit u arrestuan shtetaset që ushtronin këtë veprimtari në 3 apartamente, V. P., 40 vjeçe, P. K., 42 vjeçe dhe P. M., 33 vjeçe, të tria vietnameze, si dhe L. Y., 42 vjeçe dhe X. H., 42 vjeçe, të dyja kineze.

Më tej, u shpall në kërkim shtetasi vietnamez, T. T., 35 vjeç, pasi dyshohet se ka siguruar kundrejt përfitimeve, kushtet për kryerjen e kësaj veprimtarie nga 3 shtetaset vietnameze të arrestuara. Po punohet intensivisht për kapjen e këtij shtetasi.

Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë për veprime të mëtejshme./CNA 





Lajmet e fundit nga