U kapën duke transportuar me automjet 4 emigrantë, arrestohen dy të huaj në Shkodër

1 Tetor 2026 | 13:47

Dy persona janë vënë në pranga nga policia në aksin rrugor Shkodër-Hani i Hotit. Policia bën me dije se arrestimi i tyre ka ardhur pasi ata u kapën duke transportuar me automjet 4 persona nga Afganistani. Ata synonin të kalonin në mënyrë të paligjshme në Malin e Zi.

Gjithashtu bëhet me dije se të arrestuarit janë të huaj, një turk dhe një azerbajxhanas. Policia ka sekuestruar automjetin me të cilin po transportoheshin emigrantët.

“DVKM Shkodër/Finalizohet operacioni i koduar “Transit 2”, goditet një tjetër rast i dhënies ndihmë emigrantëve nga Vendet e Treta, për kalim të paligjshëm të kufirit.

Arrestohen në flagrancë 2 shtetas të huaj, të cilët u kapën duke transportuar me automjet 4 shtetas nga Afganistani, që synonin të kalonin në mënyrë të paligjshme në Malin e Zi.

Sekuestrohet automjeti me të cilin po transportoheshin emigrantët.

Shërbimet e Drejtorisë Vendore për Kufirin dhe Migracionin Shkodër, në vijim të kontrolleve intensive për parandalimin dhe goditjen e veprimtarisë kriminale të dhënies ndihmë shtetasve të huaj për kalim të paligjshëm të kufirit, bazuar dhe në informacionet e siguruara në rrugë operative, organizuan dhe finalizuan operacionin e koduar “Transit 2”.

Si rezultat i operacionit, u arrestuan shtetasi azerbajxhanas M. A., 59 vjeç, dhe shtetasi turk C. D., 36 vjeç.

Gjatë operacionit, shërbimet e Policisë Kufitare kanë ndaluar, në aksin rrugor “Shkodër-Hani i Hotit”, automjetin me drejtues shtetasin C. D. dhe pasagjer shtetasin M. A. (pronar i automjetit), me të cilin po transportonin, kundrejt pagesës, 4 shtetas nga Afganistani, të cilët dyshohet se synonin të kalonin në mënyrë të paligjshme kufirin shtetëror me Malin e Zi.

Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Shkodër, për veprime të mëtejshme”, njofton policia.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Ushtronin prostitucion dhe e reklamonin në rrjete sociale, arrestohen 5 gra të huaja në Tiranë

Janë arrestuar këtë të hënë 5 shtetase të huaja në Tiranë, të cilat ushtronin prostitucion në një banesë me qira ditore, veprimtari e cila reklamohej...
13:35 | 01/10/2026

Bardhi nga zyrat e Kuvendit: Rama po pengon drejtësinë

Ditën e enjte kreu i grupit parlamentar të PD-së, Gazmend Bardhi, dha një deklarat për shtyp nga zyrat e Kuvendit pas konferencës së Kryetarëve. Bardhi...
12:48 | 01/10/2026

Konkursi “Tirana Fountain Tower”, Rama u përgjigjet kritikave: Nuk nxjerrim njerëzit me forcë nga shtëpitë për projektet private

Kryeministri Edi Rama ishte i pranishëm këtë të enjte në prezantimin e 5 projekteve të paraqitura në kuadër të konkursit ndërkombëtar “Tirana Fountain Tower”. Gjatë...
11:51 | 01/10/2026