Hiqet sekuestro e hotelit ne Sarandë, gjykata: Ka leje ndwrtimi dhe numër të ndryshëm pasurie nga prona për të cilin Prokuroria kërkoi sekuestrim Një 76-vjeçar është arrestuar në flagrancë nga Policia në Memaliaj, pasi dyshohet se ka ndezur disa vatra zjarri në fshatin Vasjar.
Sipas Policisë, nga përhapja e flakëve janë djegur rreth 4000 metra katrorë sipërfaqe toke, përfshirë pyje, kullota dhe zona me bimësi të ndryshme.
Në pranga ka rënë shtetasi Q. Sh., 76 vjeç, banues në fshatin Vasjar, i cili, sipas Policisë, ishte arrestuar edhe më parë për të njëjtin krim.
Arrestimi u krye mbrëmjen e kaluar nga shërbimet e Stacionit të Policisë Memaliaj, të cilat e kapën të dyshuarin në afërsi të vatrave të zjarrit në vendin e quajtur “Gropa e Dardhës”.
Sipas hetimeve paraprake, 76-vjeçari dyshohet se i kishte ndezur zjarret në sipërfaqen e tokës që kishte marrë me qira, si edhe në një sipërfaqe toke në pronësi të shtetit, me qëllim pastrimin e tyre.
Si pasojë e përhapjes së flakëve, janë djegur rreth 4000 m² tokë, ndërsa ndërhyrja e menjëhershme e Policisë bëri të mundur kapjen e tij në flagrancë.
Materialet procedurale i janë referuar Prokurorisë për veprime të mëtejshme.
Policia e Gjirokastrës ka përsëritur apelin për qytetarët që të shmangin djegien e mbetjeve apo përdorimin e zjarrit për pastrimin e tokave, pasi flakët mund të përhapen në mënyrë të pakontrolluar dhe të shkaktojnë dëme të rënda në jetë, shëndet dhe pasuri.
Top Channel