Përplasje dhe momente tensioni në Kosovë, protestuesit i dalin para eskortës së Ursula von der Leyen
Lajmifundit
/
1 October 2026, 13:59
Kosovë&Rajon

Momente tensioni janë regjistruar në Kosovë pas mbërritjes së presidentes së Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen, ku protestuesit kanë bllokuar rrugën e eskortës së saj.
Sipas pamjeve nga vendngjarja, një grup protestuesish kanë dalë në rrugë duke penguar kalimin e eskortës së zyrtares së lartë evropiane.
Incidenti ndodhi pak pas mbërritjes së von der Leyen në Kosovë, ndërsa situata tërhoqi vëmendjen për shkak të përplasjes së protestuesve me eskortën e saj.


