
Tiranë- Pesë shtetase të huaja nga Vietnami dhe Kina janë arrestuar nga policia për protestitucion. Gjatë operacionit të zhvilluar në 3 apartamente me qira ditore në rrugët “Qemal Stafa”, “Him Kolli” dhe “Tomor Malasi”, u zbulua se ushtrohej prostitucion.
Ndërsa u shpall në kërkim tutori i tyre, shtetasi vietnamez T.T, 35 vjeç i cili siguronte kushtet për veprimtarinëe paligjshme të 5 grave të arrestuara.
Gjithashtu për rastin u proceduan penalisht dy persona që përfituan nga kjo veprimtari kriminale. Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme. Versus.al

