Një fluturim rekord, Cristiano Ronaldo largohet nga grumbullimi i Portugalisë dhe… ‘çmend’ rrjetin Një fanellë e Michael Jordan e veshur në sezonin e tij të fundit me Chicago Bulls është shitur për 12.3 milionë dollarë ose rreth 10.5 milionë euro duke vendosur rekord të ri përsa iu përket objekteve përkujtimorë të legjendës së basketbollit.
Kjo fanellë ishte veshur nga Jordan në ndeshjen e tretë të Finales së Madhe të NBA në 1998 kundër Utah Jazz, sezoni i të famshmes ‘Last Dance’. Michael Jordan e udhëhoqi skuadrën e Bulls drejt fitores 4-2 të serisë së ndeshjeve të asaj finaleje duke ngritur në të njëjtën kohë edhe titullin e 6 dhe të fundit të NBA në karrierë e për më tepër u shpall MVP i finaleve për të 6 herë.
Në atë ndeshje, e para e luajtur në Chicago në serinë e Finales pas barazimit 1-1 në dy ndeshjet e para të luajtur në Salt Lake City, Chicago Bulls e shkatërroi totalisht Utah Jazz falë edhe 24 pikëve të Michael Jordan. Rekordin e mëparshëm për objektet përkujtimore të Jordan, e mbante një tjetër fanellë e tij, ajo e veshur në ndeshjen e parë në të njëjtën seri Finalesh, që në vitin 2022 u shit për 10.1 milionë dollarë ose 8.6 milionë euro.
Fanella e Michael Jordan doli në ankand nga sipërmarrësi Ryan Gough dhe u shit përmes shtëpisë së ankandeve digjitale Joopiter e themeluar nga Pharrell Williams e cila e kishte vlerësuar me një çmim 10-15 milionë dollarë. Në të njëjtin ankand u shit edhe një Ferrari 550 Maranello e 1997 që i përkiste Jordan për 2.7 milionë dollarë ose 2.3 milionë euro.
‘Janë shumë pak objekte sportive që mishërojnë madhështinë kaq të plotë si fanella e ndeshjes së 3 të Jordan në Finalen e NBA në 1998-deklaroi Joopiter. Ndërkaq rekordin absolut për një objekt përkujtimor sportiv e mban fanella e lojtarit të baseball Babe Ruth me New York Yankees e veshur në World Series të 1932 që është shitur per 24.1 milionë dollarë ose rreth 20.5 milionë euro
Top Channel