Flash

PD: Shqipëria e kapur nga korrupsioni, krimi dhe paratë e paligjshme

Lapsi.al 1 October 2026

PD: Shqipëria e kapur nga korrupsioni, krimi dhe paratë e paligjshme

Nënkryetari i Partisë Demokratike, Nikola Kedhi ka komentuar raportin e DASH klimën e investimeve në Shqipëri për vitin 2026. Gjatë një deklarate për media ai tha se gjetjet janë një akt-akuzë e qartë ndaj mënyrës si qeveriset vendi. Kedhi u shpreh se raporti thotë se ekonomia mbetet e cenueshme nga korrupsioni, krimi i organizuar, pastrimi i parave, konkurrenca e deformuar, emigrimi, produktiviteti i ulët dhe informaliteti.

Kedhi theksoi se DASH ka konstatuar korrupsion në administratë, në drejtësi, në prokurime dhe në media, duke shtuar se paratë e drogës dhe të evazionit fiskal shtrembërojnë tregun. Sipas tij, investitorët raportojnë rrezik zhvatjeje nga administrata publike, media dhe grupe kriminale.  Nënkryetari i i PD-së tha se pasoja më e rëndë është shpopullimi, pasi rreth 40% e fuqisë punëtore punon jashtë vendit. Ai argumentoi se shkaqet për këtë janë varfëria, pagat e ulëta, korrupsioni dhe klientelizmi. 

NIKOLA KEDHI: Raporti i Departamentit Amerikan të Shtetit për klimën e investimeve në Shqipëri për vitin 2026 është një akt-akuzë e qartë ndaj mënyrës si qeveriset vendi. Prodhimi i brendshëm për frymë mbetet rreth një e katërta e mesatares së BE-së. Ekonomia, sipas raportit, mbetet e cenueshme nga korrupsioni, krimi i organizuar, pastrimi i parave, konkurrenca e deformuar, emigrimi, produktiviteti i ulët dhe informaliteti.

DASH konstaton korrupsion në administratë, në drejtësi, në prokurime dhe në media. Paratë e drogës dhe të evazionit fiskal shtrembërojnë tregun. Investitorët raportojnë rrezik zhvatjeje nga administrata publike, media dhe grupe kriminale. Raporti flet për një kulturë të përhapur pandëshkueshmërie. Shqipëria mbetet në kategorinë e juridiksioneve kryesore të pastrimit të parave.

Raporti e thotë hapur edhe atë që shqiptarët e dinë prej kohësh: ligji për investimet strategjike perceptohet si skemë që ka favorizuar kompani vendase të lidhura me mazhorancën. PPP-të ulin konkurrencën dhe vuajnë nga analiza e dobët teknike. Ndërmarrjet shtetërore shtohen, bordet e tyre emërohen pa konkurrim dhe rreziku i ndërhyrjes politike është i lartë. Kontratat zbatohen dobët. Shumë investitorë të huaj ankohen për korrupsion në gjykata dhe kërkojnë arbitrazh ndërkombëtar, përfshirë investitorë amerikanë. Gjykatat kanë vonesa të mëdha, sidomos në apel.

Prona mbetet ndër sektorët më të ekspozuar ndaj korrupsionit. Ka tituj të mbivendosur, manipulim të gjykatave dhe kompensim nën vlerën e tregut për shpronësimet. Bizneset ndeshen me ndryshime të shpeshta fiskale, burokraci dhe mungesë transparence. Komentet e tyre për ligjet shpesh injorohen, ndërsa informaliteti vlerësohet rreth një e treta e ekonomisë.

Pasoja më e rëndë është shpopullimi. Rreth 40% e fuqisë punëtore punon jashtë vendit. Shkaqet janë varfëria, pagat e ulëta, korrupsioni dhe klientelizmi. Këto nuk i thotë vetëm opozita. I thotë prej shumë vitesh tashmë dhe aleati ynë strategjik. Më e rëndësishmja, këto i ndjejnë dhe i shohin qytetarët përditë.

Partia Demokratike ka një rrugë tjetër për Shqipërinë. Ajo nis me shtetin ligjor, ku ligji vlen njësoj për të gjithë, dhe u jep fund favoreve për miqtë e pushtetit. Vazhdon me prokurime të hapura dhe pronë të sigurt për çdo qytetar. Ne garantojmë një ekonomi të prodhimit dhe inovacionit ku fiton puna dhe nisma e ndershme, jo lidhjet me pushtetin, që të rinjtë të kenë arsye të qëndrojnë dhe ata që ikën të kenë arsye të kthehen.

Kjo nuk ndryshon vetvetiu. Ndaj ftojmë çdo shqiptar që e ndjen këtë padrejtësi të bashkohet me ne dhe me protestuesit në bulevard për të rritur presionin paqësor në maksimum, derisa kjo qeveri e kapur të largohet.

Të këshilluara

ide

Ana pozitive e ankthit prej të pandehuri të Edi Ramës

Paketa e ndryshimeve drastike në Kodin e Procedurës Penale, ndonëse buron nga halli i kryeministrit për të mbrojtur veten dhe bashkëpuntorët, krijon një mburojë tejet të gjërë për qytetarët, ndaj një drejtësie gjithnjë e më represive

13:23 Andi Bushati

Një histori korruptimi jo dashurimi

Fakti që zyrtare të larta të shtetit tonë adhurojnë uritha të tillë si Agasi është dëshmi e korruptimit dhe jo e sensibilitetit romantik. Nivelet e larta të shtetit duhet të shërbejnë si busulla morale dhe parimore për qytetarin e thjeshtë, dhe jo të degradojnë nën nivelin moral të popullatës.  Pikërisht kjo është ajo që na trondit në rastin e zonjës Hyseni. Busulla e saj morale dhe parimore ishte nën nivelin e qytetar

11:09 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

27°c

KËMBIMI EURO

92.03

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Ana pozitive e ankthit prej të pandehuri të Edi Ramës

Paketa e ndryshimeve drastike në Kodin e Procedurës Penale, ndonëse buron nga halli i kryeministrit për të mbrojtur veten dhe bashkëpuntorët, krijon një mburojë tejet të gjërë për qytetarët, ndaj një drejtësie gjithnjë e më represive

13:23 Andi Bushati

Me sytë katër

Kush është Rui Pinto, hakeri që e futi Manchester City në telashe: tani jeton nën mbrojtje

Rui Pintos, për disa është një kriminel kibernetik, një njeri që ka hyrë në sisteme, ka publikuar korrespondencë private dhe ka kapërcyer kufijtë e ligjit; ndërsa për të tjerë është një whistleblower, një informator që pati guximin të hynte në territoret më të errëta të futbollit dhe të nxirrte në dritë dokumente që askush nuk do t’i kishte parë.

10:19

PAPARAZZI