Klevis Balliu: Rama takoi në SHBA vetëm Taulant Ballën; përse nuk u kapën atentatorët e Rinasit? Agasi i përcillte krimit informacione për operacionet policore

Deputeti i Partisë Demokratike, Klevis Balliu, ka ngritur akuza ndaj qeverisë, duke shprehur dyshime për zbardhjen e atentatit në Rinas dhe duke pretenduar se disa operacione të policisë janë zbuluar para kohe.

Teksa ishte i ftuar në emisionin “Minuta e parë” në News24, ai u shpreh se Rama shkoi në Shtetet e Bashkuara për t’u takuar me Taulant Ballën dhe se vetëm me të publikoi fotografi.

Të lidhura

None found

Balliu shtoi se një sërë operacionesh janë dekonspiruar dhe pyeti përse nuk u arrestuan autorët e atentatit në Rinas, duke pohuar se Ergys Agasi i përcillte krimit të dhëna mbi veprimet e policisë. Ai e cilësoi të habitshëm faktin që kryeministri udhëtoi në Amerikë për të takuar Taulant Ballën, ndërsa sipas tij nuk dihet se ku u zhvilluan takimet; Rama u fotografua vetëm me të. Sipas Balliut, kur ai ndodhej në New York, nuk mund të hapje dot as frigoriferin pa i dalë kryeministri përpara. Deputeti demokrat akuzoi gjithashtu Ramën se po ushtron presion mbi drejtësinë, sepse hetimet të çojnë tek ai, dhe shtoi se kryeministrin nuk e mbajnë gjunjët.


Shtuar më 1.10.2026 14:16

Quantcast
sultanbeyli escortroyalbet üyelik ve kayıtonwinligobetjojobetjojobetcasibomMarsbahis GirişCasino welcome bonusjojobetcasibomjojobetmarsbahisMarsbahis girişcasinoroyalAlanya escortJojobet girişMadridbet girişjojobet girişjojobet girişholiganbet girişjojobetmadridbet girişbetgarantibahsegelbahsegeljojobetfixbetfixbet girişJojobetholiganbetmarsbahis giriş