“Burgu duhet të jetë masa e fundit”, Analisti: Drejtësia të mos përdoret sipas interesave, por në bazë të ligjit

1 Tetor 2026, 16:15Kronika TEMA
“Burgu duhet të jetë masa e fundit”, Analisti:

“Shqipëria është në hapat e fundit drejt integrimit në BE”, kështu u shpreh analisti Martin Leka në një intervistë në “News Line” në ABC News.

Sa i përket ndryshimeve të reja në Kodin e procedurës penale , ai tha se janë një hap i madh në sistemin e drejtësisë.

“Legjislacioni shqiptar në kuadër të anëtarësimit në BE e dimë që duhet të përafrohet dhe standardizohet me legjislacion e BE, në këtë prizëm i shoh edhe ato ndryshimet që duhet të ndodhin në Kodin e Procedurës penale të prezantuara edhe nga kryeministri i Shqipërisë. Shqiptarët kuptojnë që legjislacioni ka parasysh faktin që bëhet më pak represiv. Nga shembujt që u dhanë por edhe nga statistikat që kemi të paraburgosur shumë më tepër se BE apo edhe sa vende me diktatura si Rusia fjala vjen, pra sigurisht është një gjë e mirë”, tha ai.

Gjithashtu analisti Leka shpjegoi se burgu duhet të jetë masa e fundit.

“Republika e “prokurorëve dhe gjyqtarëve” është ende në fuqi dhe kjo lloj “republike” dominon. Prokurorët dhe gjyqtarët e kanë quajtur veten jashtë orbitës së Shqipërisë dhe jashtë të gjithë sistemi demokratik dhe duke e quajtur veten të tillë mendojnë që janë të paprekshëm apo të pakontrollueshëm, nuk ndodh kështu. Unë mendoj që kontrolli që duhet të ketë sistemi i drejtësisë është një hallkë shumë e dobët. Të gjitha këto organe që duhet të kontrollojnë drejtësinë përfshirë edhe qeverinë duhet të jenë një doganë e mirë për të ruajtur sistemin e drejtësisë. Pra kontrolli mbi sistemin e drejtësisë duhet të jetë i rregullt i bazuar në ligj dhe efikas. Dhe duhet të kenë në fokus pengimin e abuzimeve të pushtetit gjyqësor dhe prokurorët dhe gjyqtarët nuk duhet të tremben sepse sistemi demokratik është procedurë”, nënvizoi Leka.

Lini një Përgjigje