Schuebel u kërkon partive bashkërendim për zgjedhjen e Presidentit të Kosovës

Gjatë qëndrimit të Presidentes së Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen, në Kosovë, ambasadori i Bashkimit Evropian në vend, Dirk Schuebel, e ka zhvendosur vëmendjen te zhvillimet politike dhe stabiliteti i institucioneve.

Në një deklaratë, Schuebel u bëri thirrje forcave politike që të koordinohen në procesin e zgjedhjes së Presidentit dhe të krijojnë kushtet për një funksionim të qëndrueshëm institucional.

Të lidhura

None found

Sipas tij, një bashkëpunim i tillë është thelbësor edhe për mundësinë e Kosovës që të përfitojë plotësisht nga mundësitë e Bashkimit Evropian, transmeton “Bota sot”.

“Vizita e saj vjen në një kohë kur partitë politike të Kosovës duhet të veprojnë në bashkërendim për ta zgjedhur Presidentin, si dhe të sigurojnë stabilitet institucional dhe t’i mundësojnë Kosovës që t’i shfrytëzojë plotësisht mundësitë që BE-ja ka për të ofruar”, ka deklaruar Schuebel.

Duke folur për marrëdhëniet ndërmjet Kosovës dhe Bashkimit Evropian, ambasadori evropian vuri në pah mbështetjen e pandërprerë të unionit për shtetin.

“Për më shumë se 25 vite, BE-ja ka qenë partneri më i fuqishëm dhe më i besueshëm i Kosovës, duke mbështetur përparimin e saj në rrugën e integrimit në BE”, tha Schuebel.


Quantcast
sultanbeyli escortjojobetjojobetcasibomMarsbahis GirişCasino welcome bonusjojobetcasibomjojobetmarsbahisMarsbahis girişcasinoroyalJojobet girişMadridbet girişjojobet girişjojobet girişholiganbet girişjojobetmadridbet girişbahsegelbahsegeljojobetfixbetfixbet girişJojobetholiganbetmarsbahis giriş