Aktualitet Live From Tirana

Skandali me ish-drejtoreshën e SHISH, Klodiana Lala: “Dosja më e rëndë sa i përket sigurisë kombëtare…”

E ftuar në një lidhje telefonike për “Live From Tirana” me Stenaldo Mëhillin, ka qenë gazetarja e njohur Klodiana Lala, për të diskutuar më shumë mbi ngjarjet më të fundit të ndodhura në vendin tonë, që nga skandali i ish-drejtueses së SHISH, Vlora Hyseni, e deri tek përgjegjësia e kryeministrit në këtë rast…

Bëhet fjalë për dosjen më të rëndë sa i përket sigurisë kombëtare në vend, të paktën që në ditën kur unë kam filluar të ushtroj profesionin e gazetares. Kam parë ndër vite dosje të krimit të organizuar, zyrtarëve të lartë të korruptuar, zyrtarëve të lartë të cilët i kam parë nga afër, përtej atyre çfarë di publiku, janë disa gjëra që të ngulen thellë në kujtesë dhe të mbeten aty përjetësisht, si një kujtim se si gjërat funksionojnë në këtë vend. Dhe kanë funksionuar shumë keq. Dhe kanë funksionuar në një mënyrë të tmerrshme. Një vend i kriminalizuar deri në detaj. Por sa i përket rendit dhe sigurisë kombëtare, vazhdoj t’i qëndroj idesë që kjo është dosja më e rëndë dhe që ka nevojë për një hetim të paanshëm dhe të pavarur dhe profesional dhe të pandikuar. Dhe padiskutim kam dhe një thirrje për gazetarët, për ne nuk është e rëndësishme një histori personale. Mua nuk më intereson çështja personale e ish-drejtueses të Shërbimit Informativ Shtetëror, mua më intereson se si ka funksionuar ai institucion.

JavaScript is required for tabnav widget to work properly.