E enjte, 1 Tetor 2026 Zilia deri në 15:00 Në vijim ora 15:00: Lajme Ora 15:00 dhe Moti Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Kosova

Sot protesta e madhe pro UÇK, tubimi masiv në Prishtinë nën moton “Liria ka emër”

Për të 15-tën natë radhazi, qytetarë u mblodhën në sheshin “Skënderbeu” në Prishtinë, në shenjë kundërshtimi ndaj vendimit të Dhomave të Specializuara në Hagë për ish-krerët e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.

Protestuesit përsëritën thirrjet për mbështetje ndaj Hashim Thaçit, Kadri Veselit, Jakup Krasniqit dhe Rexhep Selimit.

Reklamë

Mesazhi i protestuesve ishte se aktgjykimi i Hagës nuk përfaqëson qëndrimin e tyre, ndërsa kërkesat u drejtuan edhe ndaj institucioneve të Kosovës.

Një prej kërkesave kryesore ishte procedimi urgjent në Kuvend i projektligjit për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për Dhomat e Specializuara, para 6 tetorit.

Protesta e mbrëmshme ishte e fundit përpara tubimit të paralajmëruar për sot nga platforma “Liria Ka Emër”.

Ndryshe nga protestat e përnatshme, tubimi i 1 tetorit është paralajmëruar si protestë masive në sheshin “Skënderbeu”, duke nisur në orën 16:00.

Organizatorët kanë bërë thirrje për pjesëmarrje nga të gjitha komunat e Kosovës, ndërsa transporti është organizuar nga disa qytete.

Protesta e sotme pritet të jetë më e gjerë, me organizatorët që kanë paralajmëruar pjesëmarrjen e qytetarëve, veteranëve, familjarëve të dëshmorëve, studentëve dhe përfaqësuesve të kategorive të ndryshme.

Ndërkohë, protesta e mbrëmshme shënoi natën e 15-të të mobilizimit në Prishtinë, që prej vendimit të Hagës për katër ish-krerët e UÇK-së.

Vazhdo të lexosh

Reklamë

Lini një koment

Me respekt — komentet moderohen nga redaksia.
Nuk publikohet kurrë.