Vijojnë operacionet “Shkolla të pastra” dhe “Barriera” në Tiranë, në pranga dy persona

1 Tetor 2026 | 14:28

Policia e Tiranës ka vijuar kontrollet lidhur me operacionet “Shkolla të pastra” dhe “Barriera” në kryeqytet ku ka vënë në pranga dy persona. Sipas njoftimit të policisë, në pranga janë vënë një 18-vjeçar dhe një 31-vjeçar.

Dy të rinjtë ishin të shpallur në kërkim për vepra të ndryshme penale. Policia bën me dije se ndaj 18-vjeçarit është caktuar masa e sigurisë “Arrest në burg”, për veprën penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”.

Ndërkohë ndaj 31-vjeçari rëndojnë akuzat “Organizimi ose ushtrimi i veprimtarive të lojërave të fatit në kundërshtim me ligjin”, “Shtrembërimi i konkurrencës në garat sportive” dhe “Vënia në dispozicion e lokaleve për lojëra të palejuara.

Atij gjithashtu iu gjet një celular me faqe aktive për vënie të basteve sportive, që u sekuestrua së bashku me automjetin që drejtonte.

“Tiranë/Vijojnë kontrolle për kapjen e shtetasve të shpallur në kërkim në kuadër të operacioneve të zhvilluara më parë.

Lokalizohen dhe ndalohen 2 shtetas të kërkuar në kuadër të operacioneve “Shkolla të pastra” dhe “Barriera”.

Operacionet, kundër shitjes së lëndëve narkotike, në afërsi të institucioneve arsimore, dhe kundër organizimit të kundërligjshëm të lojërave të fatit.

I ndaluari në kuadër të operacionit “Barriera”, në momentin e ndalimit posedonte celular me faqe aktive për vënie të basteve sportive.

-Shërbimet e Komisariatit të Policisë Nr. 3, në bashkëpunim me specialistët e Seksionit për Hetimin e Narkotikëve, lokalizuan dhe vunë në pranga shtetasin G. H., 18 vjeç, banues në Tiranë, të shpallur në kërkim në kuadër të operacionit të koduar “Shkolla të pastra”. Gjykata e Shkallës së Parë e Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë ka caktuar për të, masën e sigurisë “Arrest në burg”, për veprën penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”.

-Specialistët e Sektorit për Krimet Kibernetike lokalizuan dhe vunë në pranga shtetasin K. Z., 31 vjeç, banues në Tiranë, të shpallur në kërkim në kuadër të operacionit të koduar “Barriera”, për veprat penale “Organizimi ose ushtrimi i veprimtarive të lojërave të fatit në kundërshtim me ligjin”, “Shtrembërimi i konkurrencës në garat sportive” dhe “Vënia në dispozicion e lokaleve për lojëra të palejuara”.

31-vjeçari dyshohet se administronte disa subjekte të vëna në dispozicion të vënies së kundërligjshme të basteve sportive.

Në momentin e ndalimit, këtij shtetasi iu gjet celular me faqe aktive për vënie të basteve sportive, që u sekuestrua së bashku me automjetin që drejtonte i ndaluari. Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme”, njofton policia.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

U kapën duke transportuar me automjet 4 emigrantë, arrestohen dy të huaj në Shkodër

Dy persona janë vënë në pranga nga policia në aksin rrugor Shkodër-Hani i Hotit. Policia bën me dije se arrestimi i tyre ka ardhur pasi...
13:47 | 01/10/2026

Ushtronin prostitucion dhe e reklamonin në rrjete sociale, arrestohen 5 gra të huaja në Tiranë

Janë arrestuar këtë të hënë 5 shtetase të huaja në Tiranë, të cilat ushtronin prostitucion në një banesë me qira ditore, veprimtari e cila reklamohej...
13:35 | 01/10/2026

Bardhi nga zyrat e Kuvendit: Rama po pengon drejtësinë

Ditën e enjte kreu i grupit parlamentar të PD-së, Gazmend Bardhi, dha një deklarat për shtyp nga zyrat e Kuvendit pas konferencës së Kryetarëve. Bardhi...
12:48 | 01/10/2026