Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka paralajmëruar se do të nisin komunikimet për takime me krerët e opozitës, në përpjekje për të arritur marrëveshje për zgjedhjen e presidentit të ri të vendit. Kurti tha se komunikimet me opozitën do të fillojnë pas takimit me presidenten e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen. “Posa të përfundojmë me takimin që kemi sot me presidenten e Komisionit Evropian, zonjën Ursula von der Leyen, menjëherë do të fillojmë komunikimet për takime me krerët e opozitës, në mënyrë që të mos jemi pa Kuvend më 7 tetor, por më së largu deri më 6 tetor ta kemi presidentin apo presidenten e re”