"Nuk na duhet të bëjmë të fortin e t’i biem tavolinës"/ Rama për procesin e integrimit: Duhet të ndihem...
Art&Argëtim
“Më nxorën thikën dhe më kërkuan paratë”, Aktori Ben Affleck rrëfen historinë tronditëse të adoleshencës së tij: Isha vetëm 14 vjeç
Në moshën 14-vjeçare, ai u përball me një grabitje nën kërcënimin e thikës me qëllim marrjen e parave, ndërsa vite më vonë mësoi se personi që sulmoi aktorin po vuante dënimin e tij me 20 vite burg për të njëjtën akuzë pasi kishte vrarë dikë me thikë
1 Tetor 2026, 14:15Nga E.M
SHBA- Aktori i njohur Ben Affleck ka rrëfyer për ndjekësit historinë më tronditëse të përjetuar gjatë adoleshencës së tij. Në moshën 14-vjeçare, ai u përball me një grabitje nën kërcënimin e thikës me qëllim marrjen e parave, ndërsa vite më vonë mësoi se personi që sulmoi aktorin po vuante dënimin e tij me 20 vite burg për të njëjtën akuzë pasi kishte vrarë dikë me thikë.
“Më nxorën thikën dhe më kërkuan paratë”, citoi aktori gjatë deklaratës së tij.
I ftuar në podcasting “Street You Grew Up On”, të moderuar nga aktorja Kerry Washington ai e përshkroi Cottage Street, lagjen ku kaloi pjesën më të madhe të fëmijërisë si një vend të klasës punëtore, ku njerëzit shpesh përballeshin me vështirësi të mëdha.
Pas kësaj ai foli më shumë për fillimet e karrierës së tij dhe veçoi njerëzit që kishin ndikuar më së shumti në formimin e tij si artist duke përmendur kështu edhe aktorin Matt Damon për miqësinë e tyre të ngushtë./Dosja.al