Vodhi makinën e postës/ Arrestohet 23-vjeçari, lëvizi nga Durrësi në Berat
Identifikohet dhe arrestohet një 23-vjeçar, pasi vodhi aut...
Identifikohet dhe arrestohet një 23-vjeçar, pasi vodhi aut...

Shoqata e Prokurorëve ka reaguar lidhur me ndryshimet e propozuara në Kodin e Procedurës Penale. Shoqata ka shprehur shqetësime se ndryshimet rrezikojnë të fragmentojnë kompetencat hetimore, të kufizojnë mjetet e kërkimit të provës dhe të dobësojnë efektivitetin e ndjekjes penale, veçanërisht në luftën kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar.
Ndër të tjera theksohet se Prokurori ka përgjegjësinë të zhvillojë hetime të plota, duke mbledhur prova si për fajësinë, ashtu edhe për pafajësinë e personit. Sipas tyre, ushtrimi i kësaj përgjegjësie kërkon mjete efektive hetimore, të shoqëruara me kontroll gjyqësor dhe garanci për të drejtat e çdo individi.
Gjithashtu theksohet se zbulimi i të gjitha provave që në fazat e hershme të procedimit, kufizimi i masave të sigurimit personal dhe pengesat për zgjerimin e hetimit drejt fakteve të reja të lidhura rrezikojnë ruajtjen e provave, sekretin hetimor dhe efektivitetin e hetimeve, veçanërisht për çështjet qe lidhen me korrupsionin dhe krimin e organizuar.
Shoqata e Prokurorëve kërkon një proces konsultimi real, gjithëpërfshirës e me kohën e nevojshme për debat profesional, si dhe mbetet e angazhuar për të vijuar me një analizë më të thelluar të projektligjit.
Reagimi i plotë:
Qëndrim i Shoqatës së Prokurorëve mbi projektligjin e prezantuar për disa ndryshime në Kodin e Procedurës Penale.
Drejtësia penale kërkon garanci të forta për të drejtat e njeriut dhe hetime efektive në mbrojtje të viktimave të veprës penale dhe interesit publik. Ruajtja e këtij ekuilibri duhet të jetë në themel të çdo ndërhyrjeje në Kodin e Procedurës Penale.
Shoqata e Prokurorëve shpreh shqetësimin për ndryshimet e propozuara, të cilat rrezikojnë të fragmentojnë kompetencat hetimore, të kufizojnë mjetet e kërkimit të provës dhe të dobësojnë efektivitetin e ndjekjes penale, veçanërisht në luftën kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar.
Prokurori, si magjistrat i pavarur, ka përgjegjësinë të zhvillojë hetime të plota e të gjithanshme, duke mbledhur prova si për fajësinë, ashtu edhe për pafajësinë e personit. Ushtrimi i kësaj përgjegjësie kërkon mjete efektive hetimore, të shoqëruara me kontroll gjyqësor dhe garanci për të drejtat e çdo individi.
Ndryshimet që prekin themelet e procedimit penal kërkojnë analiza të thelluara të praktikës dhe vlerësim të plotë të ndikimit të tyre. Ndërthurja mekanike e zgjidhjeve nga modele të ndryshme procedurale, pa respektuar arkitekturën institucionale të sistemit shqiptar, rrezikon të krijojë paqartësi dhe një sistem atipik. Çdo ndryshim duhet të avancojë standardet e Reformës në Drejtësi, duke ruajtur rolin drejtues të prokurorit në hetim dhe kontrollin gjyqësor si garanci plotësuese të ligjshmërisë dhe të të drejtave.
Zbulimi i të gjitha provave që në fazat e hershme të procedimit, kufizimi i masave të sigurimit personal dhe pengesat për zgjerimin e hetimit drejt fakteve të reja të lidhura rrezikojnë ruajtjen e provave, sekretin hetimor dhe efektivitetin e hetimeve, veçanërisht për çështjet qe lidhen me korrupsionin dhe krimin e organizuar.
Gjithashtu, pavlefshmëria e akteve dhe papërdorshmëria e provave duhet të lidhen me rëndësinë e shkeljes dhe ndikimin e saj mbi provën ose të drejtat e mbrojtjes, pa u kthyer në pasoja automatike që rrezikojnë të gjithë çështjen penale.
Shoqata e Prokurorëve kërkon një proces konsultimi real, gjithëpërfshirës e me kohën e nevojshme për debat profesional, si dhe mbetet e angazhuar për të vijuar me një analizë më të thelluar të projektligjit. /CNA
Kryeministri Edi Rama është pritur me protesta ndërsa ka m...
Kryeministri Edi Rama një ditë më parë prezantoi ndryshime...
Përplasja e kryeministrit Edi Rama me kryebashkiakun e arr...
Seanca e gjykimit me themel ndaj kreut të PL-së, Ilir Meta...
Gjykata e Fierit me kërkesë të Prokurorisë ka sekuestruar ...
Gazetarja Ambrozia Meta ka bërë një reagim në rrjetet soci...
Deputeti i Partisë Demokratike, Ivi Kaso, në një postim në...
Ish-deputetja Monika Kryemadhi është paraqitur ditën e sot...
Publikimi i lajmeve të rreme të rrjedhura nga histori të s...
Nënkryetari i PD-së Belind Këlliçi ka akuzuar se në Top Ch...
Presidentja e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen, k...
Nënkryetari i Partisë Demokratike, Belind Këlliçi, ka hedh...
Drejtoria Vendore e Policisë Tiranë ka nisur hetimet kryes...
Një shqetësim ngrihet mbi mënyrën se si trajtohen autorësi...
Bashkimi Europian po përgatit propozime që do t'u japin ka...
Komisioneri për të Drejtën e Informimit dhe Mbrojtjen e të...
Qindra qytetarë po protestojnë pasditen e kësaj të mërkure...
Raporti i publikuar nga Departamenti Amerikan i Shtetit mb...
Këtë të mërkurë, 30 shtator 2026, u prezantuan nga kryemin...
Një raport i publikuar nga Departamenti Amerikan i Shtetit...
Raporti i Kontrollit të Lartë të Shtetit 2025 me qëllim au...
Vetëm pak kilometra larg Tiranës, një tjetër problem mjedi...
Lumi Lana, me një gjatësi prej rreth 29 kilometrash, përsh...
KLSH ka bërë një auditim për të vlerësuar zbatimin e ligje...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Identifikohet dhe arrestohet një 23-vjeçar, pasi vodhi aut...
Dy shtetas të huaj janë arrestuar në Shkodër pasi ndihmuan...
Arrestohen katër shtetas si autorë të dyshuar për zjarrvën...
Arrestohen pesë shtetase të huaja që ushtronin prostitucio...
Mungesa e linjave të transportit publik drejt Tiranës në o...
Tregu shqiptar dominohet nga profesione që kërkojnë aftësi...
Për ditën e enjte vendi ynë do të ndikohet nga të njëjtat ...
Kriminaliteti me përfshirje të shtetasve të huaj zakonisht...
Pas Tiranës, presidentja e Komisionit Europian, Ursula von...
Ushtruesja e detyrës së Presidentes në Kosovë, Albulena Ha...
Dhomat e Specializuara të Kosovës në Hagë i kanë thënë Rad...
E dënuara me vdekje në Tennessee, Christa Pike, është dërg...
Kjo e martë shënoi nisjen e punimeve civile dhe konservues...
Tirana ka një mozaik të ri të krijuar nga një punë artizan...
Një mbrëmje kushtuar poezisë, artit dhe krijimtarisë së po...
Më 29 shtator 2026, Teodor Laço, një prej figurave të shqu...
Treguesi i ndjesisë ekonomike u rrit me 0.3 pikë në muajin...
Banka e Shqipërisë ka vendosur të rrisë për herë të tretë ...
Çmimi i naftës ra të enjten, ndërsa rimëkëmbja e eksportev...
Raporti i kredive me probleme i institucioneve financiare ...