Një 23-vjeçar ka përfunduar në prangat e policisë pasi akuzohet se ka vjedhur automjetin e një poste në rrugën “Pavarësia”, në Durrës. I riu është arrestuar në qytetin e Beratit, aty ku kishte braktisur edhe automjetin e vjedhur. Policia ka njoftuar se është bërë i mundur edhe sekuestrimi i mjetit.