E enjte, 1 Tetor 2026 Zilia deri në 15:00 Në vijim ora 15:00: Lajme Ora 15:00 dhe Moti Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Sport

Cristiano Ronaldon e ndoqën deri në aeroport për të mos braktisur Kombëtaren, çfarë ndodhi?

Cristiano Ronaldo duket se ishte i vendosur për t’u larguar nga grumbullimi i Portugalisë.

Sipas raportimeve të publikuara nga Marca, trajneri Jorge Jesus dhe presidenti i Federatës Portugeze të Futbollit, Pedro Proença, shkuan deri në aeroportin e Kopenhagës në një përpjekje të fundit për ta bindur kapitenin të qëndronte me skuadrën.

Reklamë

Por tentativa nuk pati sukses. Ronaldo raportohet se nuk ndryshoi vendimin, hipi në avionin e tij privat dhe u largua nga Danimarka.

Largimi erdhi pasi Ronaldo kishte njoftuar publikisht se po largohej nga grumbullimi, duke thënë se në një moment të përshtatshëm do të tregojë arsyet që e çuan drejt këtij vendimi.

Federata Portugeze konfirmoi zyrtarisht largimin e tij nga grumbullimi, por Ronaldo nuk ka njoftuar zyrtarisht tërheqjen përfundimtare nga Kombëtarja.

“Në kohën e duhur do t’u tregoj të gjithë portugezëve arsyet që më shtynë të largohem nga Kombëtarja, së cilës gjithmonë i jam përkushtuar”, është shprehur Ronaldo.

Vazhdo të lexosh

Reklamë

Lini një koment

Me respekt — komentet moderohen nga redaksia.
Nuk publikohet kurrë.