Sport

Ronaldo largohet nga Portugalia, numri legjendar 7 merr një tjetër “pronar”

Rafael Leao do ta veshë fanellën me numrin 7 të Portugalisë në ndeshjen ndaj Danimarkës, pasi Cristiano Ronaldo u largua nga grumbullimi i Kombëtares portugeze.

Sipas listës zyrtare të publikuar nga UEFA mëngjesin e ndeshjes, Leao do të bartë numrin 7 në sfidën që Portugalia do ta zhvillojë në stadiumin “Parken” të Kopenhagës.

Rregullorja e Ligës së Kombeve përcakton që lojtarët e përfshirë në listën e ndeshjes duhet të kenë numrat nga 1 deri në 23. Për këtë arsye, numri 7, i cili për vite me radhë është identifikuar me Cristiano Ronaldon, nuk mund të mbetet pa lojtar.

Fanella me numrin 7 ka një histori të veçantë në futbollin portugez, pasi para Ronaldos ishte e lidhur edhe me legjendën Luís Figo.

Ndërkohë, për ndeshjen ndaj Danimarkës nuk priten ndryshime të mëdha në listën e Portugalisë. Trajneri Jorge Jesus kishte grumbulluar 25 futbollistë, ndërsa në listën e ndeshjes mund të përfshihen vetëm 23.

Kësaj radhe, Cristiano Ronaldo nuk është pjesë e listës pasi u largua nga kampi, ndërsa Francisco Conceiçao mungon për shkak të lëndimit.

Kështu, Rafael Leao do të ketë detyrën e veçantë për ta bartur fanellën ikonike me numrin 7 të Portugalisë në mungesë të Ronaldos.

JavaScript is required for tabnav widget to work properly.