Takimet e para në Tiranë, ambasadori amerikan Wendt në zyrën e kryetarit të Kuvendit

Ambasadori i Shteteve të Bashkuara në Shqipëri, Eric Wendt, ka vijuar axhendën e takimeve zyrtare në Tiranë, pas marrjes së detyrës. Pas takimeve me kryeministrin Edi Rama dhe ministrin për Evropën dhe Punët e Jashtme, Ferit Hoxha, Wendt është pritur në zyrë nga kryetari i Kuvendit, Niko Peleshi.  Wendt e nisi serinë e takimeve institucionale me kryeministrin Rama, në selinë e qeverisë. Pas takimit, Rama publikoi një fotografi me diplomatin amerikan, ndërsa nuk bëri të ditura detaje mbi çështjet e diskutuara.

Më pas, ambasadori amerikan u takua me ministrin Ferit Hoxha në Ministrinë për Evropën dhe Punët e Jashtme. Në përfundim të takimit, Hoxha deklaroi se pret që të punojë ngushtë me Wendt për thellimin e mëtejshëm të marrëdhënieve mes Shqipërisë dhe SHBA-së.

Sipas Hoxhës, në fokus të bashkëpunimit do të jenë zgjerimi i mundësive ekonomike dhe investimeve, si dhe forcimi i bashkëpunimit për sigurinë dhe stabilitetin në rajon.

Swiss Digital Desktop Reklama

Takimi me Peleshin është një tjetër ndalesë në axhendën e ambasadorit amerikan, i cili po zhvillon kontaktet e para me drejtuesit kryesorë të institucioneve shqiptare pas marrjes zyrtarisht të detyrës.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A keni besim se Protesta do ta rrëzojë kryeministrin Rama?